Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për rikthimin e sinjalit televiziv të kësaj media por edhe për të mbrojtur lirinë e mediave në përgjithësi dhe lirinë e …
Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...
Ronald Qema | 27.01.2021 | nyje.alBanorët e Laknasit vazhdojnë betejën e tyre në mbrojtjen e Plepave të Brukës, nga shkatërrimi dhe ndërtimi i thertores. Ata zhvilluan sot një takim me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, për të diskutuar rreth qëndrimit të Bashkisë ndaj ndërhyjes në Pyllin e Brukës. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z.Rakip Suli njoftoi se ka depozituar një padi në SPAK ndaj ish-Kryetarit Z.Mziu për shpërdorim detyre si shkak i miratimit të lejes së zhvillimit që i ka lëshuar shoqërisë …
Diana Malaj & Ronald Qema| 25.01.2020 | nyje.al Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vazhdim referuar si Komisioneri) ka zhvilluar një monitorim në dhjetorin e 2020-s e cila rendiste Bashkinë Kamëz si bashkinë “me semafor të bardhë”; emërtim ky për të treguar se ka një nivel transparence proaktive në nivel minimal.Ky monitorim mbështetej në vlerësimin e 61 bashkive të Shqipërisë me gjithsej 4 pikë, respektivisht me nga një pikë për: publikimin e programit …
Ronald Qema | nyje.al | 23.09.2020 Ndonëse shembja e pallateve në Valias ka filluar dje dhe vazhdon ende, shumë nga banorët, teksa shohin banesat e tyre duke u rrënuar, nuk janë të sigurtë se ku do ta fusin kokën pas përfundimit të procesit së rindërtimit. Mungesa e informacionit nga institucionet i ka shoqëruar për gjatë gjithë këtij viti dhe në të shumtën e kohës i vetmi burim kanë qënë thashethemet e përhapura në lagje ose takime informale me ndonjë punonjës …
Përkthim| Genc Shehu| 29.01.2021| nyje.al Teksti i mëposhtëm është marrë nga philosophynow.org shkruar nga Slavoj Zizek si recensë e botimit të vitit 2019 të veprës së filozofit amerikan Robert Brandom, “The Spirit of Trust”. Vepra e Brandom është një rilexim për situatën aktuale botërore i veprës emblematike “Fenomenologjia e Frymës” nga filozofi klasik gjerman G. W. F Hegel. Brandom bën pjesë në një linjë interpretuesish bashkëkohor të Hegelit, të njohur si Shkolla e Pitsburgut, e cila tenton ta integrojë Hegelin …
Përkthim| Genc Shehu| 29.01.2021| nyje.al Teksti i mëposhtëm është marrë nga philosophynow.org shkruar nga Slavoj Zizek si recensë e botimit të vitit 2019 të veprës së filozofit amerikan Robert Brandom, “The Spirit of Trust”. Vepra e Brandom është një rilexim për situatën aktuale botërore i veprës emblematike “Fenomenologjia e Frymës” nga filozofi klasik gjerman G. W. F Hegel. Brandom bën pjesë në një linjë interpretuesish bashkëkohor të Hegelit, të njohur si Shkolla e Pitsburgut, e cila tenton ta integrojë Hegelin …
Diana Malaj| Pavjo Gjini| 08.12.2020| nyje.al KAMZA DHE GRUPI ATA Në qytetin si të prerë me gërshërë nga rruga kombëtare e cila të plas drejt e në kryeqytet, në vendin me shtëpi të shumta private të zatetura sa më pranë qendrës që mundën — në Kamëz — vepron grupi i aktivistëve Ata. Prej shtatë vitesh tashmë, ky grup vepron në një seri praktikash: nga ligji te gazetaria, antropologjia, arti, letërsia dhe teatri i të shtypurve. Në Kamzën si periferia e …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















