Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi si organizim i vogël, por ai kaloi që herët përtej kapacitetit organizues të çdo organizimi që e përbën atë. Protesta, tubimi, demonstrata e manifesti, janë përcaktime që nuk e përkufizojnë …
nyje.al | 07.06.2026 Në kohë rekord organizimi dhe shpërndarjeje, letra e hapur për festivalin e arkitekturës ‘Bread and Heart’ është nënshkruar nga mbi 500 organizata mjedisore, aktivistë, kolektive, arkitektë, e shumë të tjerë. Grupi i hartuesve është siguruar që letra të shpërndahet edhe dorazi ndër pjesëmarrës të festivalit me datë 3 qershor. Letra e hapur parashtron kontekstin brenda të cilit do të ndodhte ky festival dhe jep një panoramë të plotë të protestave të vazhdueshme e masive që po mbahen …
31.01.2022 | nyje.al 939 të infektuar me Covid 19 nga 3500 testime të realizuara u njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë. Në këto ditë të ftohta janari, me versionin Omicron ende nëpër këmbë, qytetarë të Kamzës detyrohen të mbajnë radhë të gjata për sigurimin e abonesë mujore përpara dispeçerive të kompanisë së kontraktuar, “Shpresa Al”. Kjo sprovë e lodhshme për të siguruar një abone çdo fund muaji është traditë tashmë, me banorët që presin për orë të tëra në kushte …
Nyje.al | 15.11.2021 Në shumë rrugë të Kamzës, një drejtues mjeti përshkon të njëjtën distancë me kohë të njëjtë me një drejtues biçiklete. Për këtë nderimet i shkojnë gjendjes së rrugëve në qytetin tonë, ku secili udhëton më vigjilencë të shtuar për gropën e rradhës që mund të hasë. Rrugët e Kamzës janë shtruar me asfalt, më pas janë prishur, e më pas janë çjerrë nga kanalizimet: herë të ujit të pijshëm e herë të ujërave të zeza. Diku has …
nyje.al | 09.11.2021 “Sigurimi i Padisë”, si zgjidhja më e shpejtë ligjore për të shpëtuar pyllin e Laknasit nga shkatërrimi, është ajo çka pengon ndërtimin e fermës dhe thertores në hapësirën e asaj që njihet si zona e “Plepave të Brukës”. Që në fillimin e procesit gjyqësor ky ka qenë fronti i parë i “luftës” së banorëve dhe aktivistëve, e quajtur ndryshe edhe si “Masa e Sigurimit” ky parashtrim juridik pezullon çdo ndërhyrje fizike përderisa beteja ligjore vazhdon. “Kolegji vlerëson …
Pavjo Gjini | 28.08.2021 | nyje.al Bulqize, gusht 2021 Në vendin tonë, në prakun e çdo banese ku ka ndonjë shenj jetese, kudo shpërthejnë tritolët e një krimi terrorizues… dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Për mëngjes-drekë-darkë lajmet shërbejnë fishekzjarre tritolësh nga Vermoshi në Konispol, banda që lajnë hesapet, dridhin mure shtëpish, prishin gjumin e trishtë në cepat e Shqipërisë dhe mediat që u bëjnë jehonë në të gjithë vendin. Aty …
Genc Shehu | 21.12.2020 | nyje.al Dita e dyte e protestes per Klodian Rashen, 10 dhjetor 2020, foto: Ronald Qema “Këta të vrasin!” Kjo shprehje, e përdorur rëndom si në pasojë të 21 Janarit duke iu referuar pushtetit të atëhershëm, tani gjen vend të përdoret edhe për pushtetin e sotshëm. Mirëpo situata në dukje e ngjashme, ka dallimet e veta. Në 21 Janar pati demonstratë të thirrur nga opozita e atëhershme si përgjigje ndaj një video-skandali ku paraqitej Ilir Meta …
Pavjo Gjini dhe Genc Shehu | 18.10.2020 | nyje.al Edhe pse e interpreton hollësishëm një pjesë të potencialit të kapitalizmit për dëme serioze etike (tendenca e tij të prodhojë – ndër punëtorë mëditës, ndër të papunë kronikë, madje edhe në mesin e të pasurve – një shkëputje ose tëhuajësim prej të vetmit themel shoqëror të vetërespektit dhe statusit të mirënjohjes, pra prej procesit të punës), Hegeli ende argumentonte se kapitalizmi potencialisht do mund të ndihmonte në edukimin e qytetarëve të …
Mora me kënaqësi të lexoj vëllimin me poezi të poetit dhe shkrimtarit Arti Lushi, të titulluar Palcë dhe Frymë. Kënaqësia qe akoma më e madhe në përfundim të leximit të librit, sepse përveç një cilësie të lartë estetike, poezia e Lushit përshfaqi edhe njëfarë vetëdije sociale dhe kohore. Është lajm i mirë për letërsinë shqipe që një poet bashkëkohor ka pasur vetëdijen e duhur për të mos mbetur viktimë e rrymave letrare të së shkuarës…
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…
Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















