Ky problem, i ngritur edhe herë të tjera nga ne si gazetë lokale, prej kohësh ka rënë në veshët e Bashkisë Kamëz dhe kjo e fundit asnjëherë nuk është shprehur mbi situatat e krijuara çdo mbarim muaji dhe menaxhimit të tyre nga kompania. Ankesat e panumërta të banorëve nuk janë marrë parasysh as nga kompania private “Shpresa Al”, e cila ja delegon gjithmonë përgjegjësinë ministrisë. Numri që është njoftuar për marrjen e ankesave nga kjo kompani nuk pranon thirrje.
“Përse nuk na i shpërndajnë dy ditë para, po vetëm sot?”
Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë dy institucionet e pushtetit qëndror që janë të lidhura direkt me biletat mujore të transportit urban, janë ato që i prodhojnë dhe kontrollojnë këto bileta. Mbi problemin e sotëm dhe të përmuajshëm të vonimit të prodhimit të aboneve, redaksia jonë u përpoq të kontaktonte me këto institucione por në të dyja rastet nuk morëm një përgjigje nga ana tjetër e telefonatës.