Mora me kënaqësi të lexoj vëllimin me poezi të poetit dhe shkrimtarit Arti Lushi, të titulluar Palcë dhe Frymë. Kënaqësia qe akoma më e madhe në përfundim të leximit të librit, sepse përveç një cilësie të lartë estetike, poezia e Lushit përshfaqi edhe njëfarë vetëdije sociale dhe kohore. Është lajm i mirë për letërsinë shqipe që një poet bashkëkohor ka pasur vetëdijen e duhur për të mos mbetur viktimë e rrymave letrare të së shkuarës...
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit...
Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale...
Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije...
Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale...
Romani nuk mund të kuptohet nëse nuk je lexuesi model i Ecos, lexuesi tip të cilin teksti e ka parashikuar bashkautor. E filluam me “ti” për të ndjekur kështu lojën e vetës së autorit. Pra, ajo që e karakterizon tekstin është veta e dytë e rrëfimit, e cila është goxha sfiduese si për autorin, edhe për lexuesin. Autori model është një zë që flet me dashamirësi (ose me ton urdhërues, ose me djallëzi) me ne, që na do krah të tij dhe ...