Nga “toka e premtuar” në të dëbuar. Jeta e padukshme e punëtorëve emigrantë në Kamëz
Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë jashtë vendit ka sjellë tkurrjen e popullsisë në Shqipëri dhe si rrjedhojë rritjen e kërkesës për krahë pune nga vende kryesisht të Afrikës dhe Azisë Juglindore. Kriza për punëtorë ka nxitur vitet e fundit rekrutimin e punëmarrësve nga jashtë për të plotësuar boshllëqet në tregun e punës në Shqipëri. Rekrutimi i punëmarrësve me nënshtetësi të huaj nga kompani shqiptare është një trend i vërejtur në vitet e fundit edhe në Bashkinë e Kamzës. Nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), për vitin 2024 janë miratuar rreth 9400 leje pune (ku përfshihen dhe të vetëpunësuarit) për shtetasit e huaj të punësuar në Shqipëri, me Tiranën (duke përfshirë dhe njësinë e Kamzës) si rajonin me 50% të numrit total të lejeve të lëshuar, duke e renditur si rajonin me numrin më të lartë të lejeve për punëtorët emigrantë...