Edhe njëherë thirrje për Statusin e Minatorit

Zeqir Zalli ka punuar në minierën e Kamit në Tropojë për dekada. Ditën e djeshme, në të zbardhur të mëngjesit ai është nisur nga Bajram Curri për tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u organizua protesta e radhës me thirrjen për miratimin e Statusit të Minatorit. Minatorët dhe ish-minatorët u mblodhën në dyert e Ministrisë dhe kërkuan takim me zyrtarët e saj që të merrnin një përgjigje mbi kërkesat e tyre...

0 Komente

Parlamenti tetë minutësh përlan zonat e mbrojtura dhe ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati më pak se tetë minuta, deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” dhe ratifikimin e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të dy vendimet kanë hasur kundërshti nga grupet e interesit që në prezantimin e tyre dhe sot deputetët u pritën me protestë dhe aksione simbolike...

0 Komente

Një Peticion për Shkencën e Vërtetë?!

Gjatë pandemisë, njerëzia u mbyll, ndërsa media shpërtheu, ku, ndër to, lindi dhe një portal i ri. E ndiqja këtë portal, më shumë për shkak të respektit që kam për krijuesin e tij. Në këtë portal botoheshin edhe skupe që lidhen me origjinën dhe kontrollin e botës, përfshi dhe dijen. Shkurt, teori konspiracioniste.Ndër to kujtoj tezën se mijëra vite më parë njerëzit ishin 3-4 metra, se jetëgjatësia ishte 300-400 vjeçare...

0 Komente

Metamorfoza e heroit (Rasti i Pa heronj, pa bujë – Ndriçim Ademaj)

Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që ...

0 Komente

“Nëse dalin videot, unë kam m’i hupë krejt”

Pesë vjet më parë, Albana, në motet e para të të njëzetave, takoi një burrë rreth 30-vjeçar, teksa po kalonte pushimet në bregdet diku në rajon. Nisën të flasin e pëlqeheshin dhe siç bën vaki rëndom në rrethana të këtilla, lidhjen e mbajtën duke folur gjithë kohën, kryesisht online, meqë Albana jetonte në Kosovë e ai në zonën bregdetare. Dikur, pas dy vitesh lidhja u ftoh...

0 Komente

Shëtitorja e Bathores, “qilimi” prej betoni

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore...

0 Komente

Koti, mohi, loja

Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha...

0 Komente