Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (IV)

Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij...

0 Komente

Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (I)

Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë...

0 Komente

Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (II)

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi...

0 Komente

Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (III)

Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik...

0 Komente

Nyjëtime ekofeministe në Kamëz

Grupi Ata | 13.10.2022  | nyje.alNyjëtime Ekofeministe mblodhi rreth vetes disa prej grave dhe vajzave më të zëshme e të angazhuara në lëvizjet mjedisore në Shqipëri. Ky takim erdhi pas një periudhe reflektimi mbi mundësitë dhe hapësirën që lëvizje mjedisore kanë hapur për të folur rreth tyre. Siç e kemi…

0 Komente

E drejta pronësore e gruas, rasti i Kamzës

Aurora Leka | 26.04.2022 | nyje.alNë përvojën tonë, shumica e rrëfimeve të banorëve të Kamzës mbi ardhjen e tyre nisin me ndërtimin e shtëpisë. Në kulturën tonë, shtëpia ende përbën asetin kryesor pasuror më të cilin lidhet mirëqenia dhe siguria e një individi, ndoshta dhe aseti kryesor që lihet në…

0 Komente

Arrestimi si përgjigje e shtetit ndaj vajzave e grave që rezistojnë

Ronald Qema | 19.03.2022 | nyje.alDhuna policore si patericë për pushtetin që mezi rri në këmbë, e parë nga një perspektivë feministe, bashkoi në diskutim aktiviste/ë dhe qytetare/ë më 16 mars. Ky takim u zhvillua në qendrën sociale “Shtëpia Publike”, me të ftuara aktivistet Gjyljana Bakalli, Megi Mustafaraj dhe Laureta…

0 Komente