Bija e Rrjollit, Marë Papleka, krah bashkëfshatarëve të saj të vajzërisë mori pjesë dje në protestën e thirrur përballë Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion, ku u dorëzuan prova të reja për padinë që ata kanë ngritur ndaj disa prej punonjësve të administratës dhe gjyqësorit në Shkodër. Këta zyrtarë përmes veprimeve e vendimeve të tyre, bazuar në falsifikime sipas banorëve të Rrjollit, i kanë kaluar pronësinë e tokave një personi, Fatmir Shpellza, drejtues politik në Partinë e Lirisë. Ky i fundit cilësohet nga banorët si bashkëpunëtor i Bashkim Ulaj, pronar i kompanisë “Gener 2” dhe gjithashtu i “Alba Blue Borgo” sh.p.k e cila ka marrë statusin e “Investitorit Strategjik” nga Këshilli i Ministrave ditën e parafundit të vitit 2024 me projektin e ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Baks-Rrjoll në Shkodër...
“Jemi ilegal, duam të bëhemi legal” ishte kërkesa e Fetahut përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës. Ai është banor i një pallati në Astir, i cili prej gati 20 vitesh është i palegalizuar, duke iu shkelur 23 familjeve që banojnë atë pallat, të drejtën e njohjes së banesës. Pavarësisht tentativave të banorëve, me kërkesa dhe hapa të shumtë ligjorë pranë institucioneve përkatëse, ata nuk kanë arritur të legalizojnë shtëpitë e tyre dhe prej vitesh janë zvarritur duke iu thënë se procesi i tyre i legalizimit është në shqyrtim...
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















