PHOTO-2025-05-16-19-22-03

Kujdesi që na mohohet është forma më e qetë e dhunës. Është dhuna që nuk e përplas derën, por e mbyll ngadalë. Që nuk lë gjurmë në trup, por në jetë. Është dhuna që e ushtron pushtetin në heshtje, nëpërmjet burokracisë që zëvendëson ndërgjegjen, referimit që zëvendëson mbështetjen, statistikës që zëvendëson kujdesin. Është ajo dhunë që e ndien kur i drejtohesh shtetit dhe ai nuk përgjigjet - sepse nuk të ka menduar kurrë si subjekt që meriton jetë të jetueshme...

Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian...

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Diana Malaj | 07.06.2019 | nyje.al  Luljeta Lleshanaku dhe Ani Gjika përgjatë leximeve për çmimin Griffin, Toronto, Kanada (c) Griffin Poetry Prize Me datë 5 dhe 6 qershor në hollin Koerner në Toronto, Kanada u zhvilluan mbrëmjet e leximit dhe dhënies së çmimit ndërkombëtar Griffin Poetry Prize mes katër poetëve finalist. Autorja Luljeta Lleshanaku dhe përkthyesja e talentuar e poezive të saj Ani Gjika, si pjesë e finalistëve ndanë me publikun e gjerë kanadez disa nga poezitë e përzgjedhura të …

Nyje.al | 22.05.2019 | Grupi Ata  Primo Shllaku është shkrimtar, poet, studiues dhe përkthyes. Ai e refuzoi estetikisht dhe moralisht sistemin diktatorial dhe letërsinë e asaj kohe, ndaj vendosi të botojë vetëm pas rënies së komunizmit. Është autor i shumë veprave në poezi dhe prozë, ndër të cilat përmendim vëllimin me poezi “Lule nate”, “Hana e njelmët e ditës”, studimin kritik “Një Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, përmbledhjen me novela “Muzikantët” deri te libri më i fundit me tri drama “Aktorë …

13.05.2019 | nyje .al  Vincent van Gerven Oei është historian arti, studiues i filozofisë, filolog dhe bashkë-drejtor i platformës online me akses të hapur “punctum books”. Në vitin 2011 zhvillon në Shqipëri punën e tij kërkimore mbi trashëgiminë dhe propagandën monumentale, finalizimi i të cilës vjen me publikimin e librit “Lapidari”. Pavarësisht formimit të tij, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe të fokusohet kryesisht në analizën politike dhe zhvillimet social-kulturore, me qëllim kundërshtimin e pushtetit dhe gjurmimin e lidhjeve të …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.