Në Spaç të Mirditës, ditën e djeshme u mbajt një protestë kundër ndërhyrjeve të konsideruara ‘restauruese’ dhe ‘konservuese’, në një prej godinavë të ish-burgut. Ish- të përndjekur e ish- të burgosur të burgut të Spaçit, aktivistë të angazhuar prej vitesh me ballafaqimin me të shkuarën e socializmit shtetëror, profesionistë të fushës së arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, familjarë të ish-burgosurve, artistë, të rinj e studentë, reaguan publikisht duke kritikuar ndërhyrjet intruzive, uniformizuese dhe aspak profesionale ndaj sitit...
Ndonëse është bashkia me sipërfaqen më të vogël në Shqipëri dhe njëra nga më të rejat e vendit (e krijuar si insitucion më pak se 30 vite më parë), Kamza renditet sot e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 1-ra për nga dendësia e saj, me më shumë se 96 000 qytetarë që banojnë në më pak se 40 km2, sipas të dhënave të Censusit 2023. Ndër ta, 2/3 janë individë në moshë aktive pune. Këto të dhëna dëshmojnë mbi rezervën e madhe të kapitalit njerëzor që kjo zonë urbane ka fatin të zotërojë...
Diana Malaj | 10.01.2019 | nyje.al Qyteti pa bibliotekë, nuk është thjesht qyteti pa një vend leximi, ai është leximi që i bëjmë një qyteti që s’ia ka dalë ende të kthehet në vend. Kur të atilla qytete nuk kanë menduar asnjë strehë për lexuesit, atëherë ato janë qendra tregtare, ose qendra minimarketesh, ose minisupermarketesh, ose superminimarketesh.Borgesi, në një përmbledhje ligjërimesh, në pjesën “Mrekullia e Librit”, shkruan se librat janë zgjatje e kujtesës dhe e imagjinatës, e që libri po …
Diana Malaj | nyje.al | 03.01.2019 Mungesa e perspektivës për një degë të mirë në universitet, për një formim akademik cilësor, e për një vend pune pak më vonë, janë disa nga arsyet që e demotivojnë një të ri i cili dëshiron t’u hyjë studimeve. Por po të shohim pak më në brendësi, ka të tjera rrethana pararendëse e jo të favorshme: vullneti për të nxënë është drejtpërdrejt i ndikuar nga realiteti konkret. Një mjedis i përshtatshëm edukimi shkollor duhet …
Evi Veliu | 15.12.2018 | nyje.al Rruga e Kamzës është një aks rrugor kombëtar i administruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Përveçse i lidh banorët e Kamzës me qytetet përreth, rruga e Kamzës shërben edhe si rrugë e ndërkëmbyeshme me autostradën Tiranë-Rinas, duke e lidhur kryeqytetin me aeroportin dhe me qytetet në veri. Po ashtu, duke kaluar në këtë rrugë, është e pamundur të shmangësh “Bulevardin Blu”, rrugën kryesore që e ndan thuajse përmes qytetin e Kamzës dhe ku ka përqëndrim …
Një cikël shkrimesh mbi artin e gazetarisë nga veprat e gazetarëve shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj. Si e shikojnë ata botën, njeriun, historinë, burimet bazë për pasqyrimin e realitetit? Si e ndërtojnë një tekst reportazhi, eseje, fejtoni apo forma të tjera gazetareske? Çfarë parimesh etike ruajnë dhe si e vlerësojnë rolin opinion – dhe realitetbërës po edhe transformues të gazetarisë? Pyetje që gjejnë përgjigje nga librat e Ryszard Kapuścińskit, Gabriel Garcia Marquezit, Oriana Fallacit dhe Petro Markos…
Pavjo Gjini | 20.01.2020 | nyje.al Në SHBA 20 janari shënohet si dita e Martin Luther King Jr, pastorit dhe aktivistit të të drejtave civile. MLK Jr. njihet për ngulmimin e tij në metodat e mosbindjes civile paqësore si mënyra më efektive dhe më e moralshme për realizimin e kërkesave të zezakëve të Amerikës për barazi politike, sociale dhe ekonomike, për respektimin e dinjitetit të tyre si qenie njerëzore të barabarta mes të tjerave.Nyje.al ka botuar përkthimin e letrës së …
Diana Malaj | 11.01.2020 | nyje.al Një vit pas shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, realizuar nga grupi i aktivistëve ATA dhe regjisorja Anila Balla, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe krijimin e një skene teatrore të mirëfilltë lokale në Kamëz, në datat 28 dhe 29 dhjetor të muajit të kaluar, i njëjti grupim dhe për të njëjtën kauzë vunë në skenë shfaqjen teatrale “Këngëtarja tullace” të dramaturgut Eugéne Ionesco. Ionesco-ja konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme i teatrit …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















