Para Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dorëzuan sot një peticion urgjent, i cili kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo punimi në burgun e Spaçit. Në një komunikatë të lexuar për mediat, nismëtarët denoncojnë ndërhyrjen që e cilësojnë si të jashtëligjshme, të papritur dhe të rrezikshme për ruajtjen e kujtesës historike të vendit. Peticioni, i firmosur nga mbi 700 qytetarë dhe 35 organizata i drejtohet insittucioneve kulturore dhe qeverisë, me kërkesën që çdo punim në Spaç të ndalet menjëherë. Sipas aktivistëve, ndërhyrja aktuale e kryer nga Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës është joprofesionale, e pakoordinuar dhe në kundërshtim të plotë me ligjet dhe direktivat që rregullojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore...
Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhe, deklaroi se protestat dhe reagimet kundër ndërhyrjeve për tjetërsimin e ish-kampit të Spaçit po krijonin “tymnajë të panevojshme” në publik. Mirëpo, duket se tymnajën dhe konfuzionin e vërtetë të këtyre ditëve po e krijon vetë MEKI me mbivendosjen e tre ndërhyrjeve paralele të paqarta ndaj implikimeve për njëra-tjetrën: implementimi i planit të menaxhimit të ish-kampit, ndërhyrjet restauruese të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe përgatitjet për xhirimin e një filmi...
25.09.2019| nyje.al Pesë ditë pas goditjeve të para të termetit me magnitudë 5.8 dhe 5.6, e dy ditë pas përmbytjeve të shirave në vend, disa nga banorët e Kamzës vazhdojnë të kenë ende vështirësi për të rimarrë veten e për t’iu rikthyer jetës normale. Sipas burimeve zyrtare të informacionit, menjëherë pas emergjencës së shpallur, Bashkia Kamëz ka ngritur grupin e punës në terren dhe ka krijuar hapësira për strehim në qytet. Nga të dhënat paraprake të bashkisë janë raportuar rreth …
05.07.2019 | nyje.al
nyje.al | 29.06.2019 Bashkia Kamëz bën hapa mbrapa në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj, pasi ka mohuar në mënyrë konsistente informacionin që duhet të bëhet publik duke mos protokolluar kërkesat e adresuara të qytetarëve të saj. Ky regres në të drejtën për informim mbi çfarë ndodh brenda mureve të institucionit vendor, i cili presupozohet të jetë më afër qytetarëve, hedh dritë mbi mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve të administratës publike, paaftësisë profesionale për të kryer …
nyje.al | 08.03.2020 Në fotografi Kaliopi Plasari, folësja e parë në radio Tirana, vitet ’30. Sot, në larushinë e manifestimeve për 8 Marsin vajzat e Nyjes që janë njëherazi dhe bijat e grave që punojnë në fasoneri e ndjejnë të domosdoshme komunikimin intim me tjetrën, e cila ende ka diçka për t’u thënë, ende për t’u treguar. Në nëvojën për të gjetur përkatësinë dhe për të identifikuar atë çka konsiderohet e qënësishme në ditë si këto, …
Pavjo Gjini |Përkthim| 04.03.2020 | nyje.al Alain Badiou është filozof bashkëkohor francez, ndër të vetmit që ende e mbron filozofinë si ende të gjallë dhe të dallueshme nga praktikat e tjera teorike. Ka drejtuar katedrën e filozofisë në École Normale Supérieure dhe së bashku me filozofët e tjerë të mëdhenj francez si Gilles Deleuze, Michel Foucault and Jean-François Lyotard ka themeluar Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Parisit VIII. Në veprat e tij madhore si ‘Teoria e Subjektit’, ‘Qenie dhe …
A. V | 02.03.2020 | nyje.al Fotografi nga Arben Vata Frynte një erë shumë e fortë natën e kaluar. Pati edhe rrebesh shiu. Gjithmonë më ka pëlqyer zhurma që krijon era kur përplaset me xhamat e dritares në shtëpinë e vjetër. Sikur xhelozohej për ngrohtësinë dhe rehatinë që kisha unë, i ulur në divan, afër sobës me dru.Kjo nuk zgjati shumë dhe m’u desh që të dilja nga shtëpia për të shkuar në punë. Duke kujtuar që natën e kaluar …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















