Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme...); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.
The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.
Ronald Qema | Marjana Syla | 22.01.2020 Që prej datës 26 nëntor të vitit 2019, shumë pak ka ndryshuar situata e familjarëve të goditur nga tërmeti në Kamëz. Madje në disa raste, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ndërhyrjes institucionale (jo asaj mediatike) gjendja e tyre është përkeqësuar. Në kushte mbijetese vazhdon të jetojë zonja Mimoza Lukaj e cila banon prej 18 vitesh në zonën e bregut të lumit në Zallmner bashkë me dy vajzat e mitura dhe bashkëshortin …
nyje.al | 21.01.2019 703 është numri i familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Kamëz, të cilët do të marrin dëmshpërblim nga bashkia gjithsej në vlerën e 396,304,122 lekësh. Mirëpo, ndërkohë që është dhënë ky informacion, hapat për të ndërmarrë zbatimin në praktikë të këtyre masave financiare janë shumë të ngadalta. Nga vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 22.10.2018 është miratuar dëmshpërblimi në vlerën 5.857.961 lekësh për 42 familje të dëmtuara nga tërmeti i korrikut të …
lajme flash | 08.01.2020 | nyje.al
nyje.al | 24.04.2020 Shkrimi i mëposhtëm është shkëputur nga leksioni, tashmë klasik, i sociologut Max Veber, ‘Politika si Vokacion’ i dhënë për studentët në Mynih në vitin 1919. Max Veberi njihet si një ndër themeluesit e sociologjisë, dhe ka dhënë kontribut të vyer në analizën e kapitalizmit, kulturës që formohet rreth tij, lindjes së modernitetit dhe rreziqeve që i kanosen shoqërisë moderne nga përdorimi instrumental i arsyes dhe tëhuajësimi i individit brenda instancave burokratike. Në këtë tekst, Veberi tregon historinë …
A. V |19.04.2020 | nyje.al Nuk është se ne kuksianët reshtëm së ngrëni ushqime bio, as sepse ndaluam së qëni ata të maleve që nuk i tremben të ftohtit e viruseve, por ashtu siç pritej… ai erdhi mes nesh. Dikush, mes atyre që vazhdojnë të dalin shëtitje edhe pas infektimit në masë, tha ta quajmë grip si gjithmonë dhe po priste me kureshtje simptomat: kollë, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe për të gjitha këto të trajtohej me çaj …
Fejton |09.04.2020 |nyje.al -Or drejtor, pashë atë mduket. E dallova nkrâje. Ene te ecmen nilloj e kish pâ. Me flokë pak, me mullën përpara si do caull t’diskriminum obez nkolegjet amerikane.-Kë pe mor?-Oj ka kalu parës, ishte bashk’ me nja dy qerë. Njofto shpejt kryetarin, të vâje urgjentisht në zyrë se po u ul ai nuk di me e lshu mo. I ka dhanë provat qaj burrë. Edhe ai kryetari i jonë apo s’asht i dobt dhe i vol me …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















