Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje...
Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...
| nyje.al | 19.03.2020 Nuk prodhojnë maska spitalore, as xhel dizinfektues, as barna farmaceutike dhe as produkte ushqimore, por aksesorë dhe veshje për markat më të shtrenjta italiane. Ndaj sot, me mijëra punëtorë në fasoneritë e Kamzës e qytete të tjera gjenden të detyruar për të vazhduar punën, edhe në kushtet e shtetrrethimit.Puna vullnetare e detyruar e punëtorëve në industrinë fason në Shqipëri na rrëfen sesi edhe në kohë fatkeqësish natyrore apo pandemish, punëtorët e fabrikave përjashtohen nga parimi absolut …
14.03.2020 | nyje.al Dita e tretë nga ndërmarrja e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, dhe Kamza duket kështu. Rrugët e boshatisura. Lokalet, baret, kafenetë, piceritë, institucionet publike, tregjet e veshjeve të përdorura, të gjitha janë mbyllur. Transporti urban është funksional vetëm për stafin mjekësor (mjekë, infermierë e sanitarë të pajisur me ID identifikuese). Frymon nëpër qytet tek-tuk ndonjë punëtor që pret në stolat e qytetit, shitësit e fruta-perimeve, ushqimoreve dhe furrat e …
Ronald Qema | Marjana Syla | 22.01.2020 Që prej datës 26 nëntor të vitit 2019, shumë pak ka ndryshuar situata e familjarëve të goditur nga tërmeti në Kamëz. Madje në disa raste, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ndërhyrjes institucionale (jo asaj mediatike) gjendja e tyre është përkeqësuar. Në kushte mbijetese vazhdon të jetojë zonja Mimoza Lukaj e cila banon prej 18 vitesh në zonën e bregut të lumit në Zallmner bashkë me dy vajzat e mitura dhe bashkëshortin …
nyje.al |27.04.2020 Orestia Kapidani është fotografe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për Grafikë, dhe e specializuar në Fotografi dhe Imazh Dixhital në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Halle, ku ka ndjekur edhe studimet master. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Fotografitë e saj lidhen ngushtë me njerëzit e periferive. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës „Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë“ në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në …
nyje.al | 24.04.2020 Shkrimi i mëposhtëm është shkëputur nga leksioni, tashmë klasik, i sociologut Max Veber, ‘Politika si Vokacion’ i dhënë për studentët në Mynih në vitin 1919. Max Veberi njihet si një ndër themeluesit e sociologjisë, dhe ka dhënë kontribut të vyer në analizën e kapitalizmit, kulturës që formohet rreth tij, lindjes së modernitetit dhe rreziqeve që i kanosen shoqërisë moderne nga përdorimi instrumental i arsyes dhe tëhuajësimi i individit brenda instancave burokratike. Në këtë tekst, Veberi tregon historinë …
A. V |19.04.2020 | nyje.al Nuk është se ne kuksianët reshtëm së ngrëni ushqime bio, as sepse ndaluam së qëni ata të maleve që nuk i tremben të ftohtit e viruseve, por ashtu siç pritej… ai erdhi mes nesh. Dikush, mes atyre që vazhdojnë të dalin shëtitje edhe pas infektimit në masë, tha ta quajmë grip si gjithmonë dhe po priste me kureshtje simptomat: kollë, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe për të gjitha këto të trajtohej me çaj …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















