514713238_757962593449073_4992733673110532811_n

Një ditë pas aksionit të aktivistëve përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të shqetësuar për zjarret e fundit, ditën e sotme u mbajt një protestë në qytetin e Elbasanit. Gentian Sejrani, në një komunikim për median pohoi se është e rëndësishme të protestojmë përpara institucioneve që kanë përgjegjësi për ngjarjen. “Ne do të jemi në Elbasan për të kërkuar informacion dhe për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet që janë të ngarkuara për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” Sipas njoftimeve në rrjete sociale, aktivistë e qytetarë nga Elbasani dhe Tirana janë bashkuar sot në një aksion-protestë për të mos lënë të kalohet lehtë ngjarja e zjarreve në Elbasan. Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Prokurorisë së qytetit, dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Elbasanit...

Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, - shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren...

27.07.2020 | fejton | nyje.al  Lajmet Flash të Nyjes janë përmbledhje satirike javore e ngjarjeve më të rëndësishme nga Kamza, vendi dhe bota. Përmes satirës përpiqemi të vëmë në pah përmasën parodike të reagimit të institucioneve dhe qytetarëve në raport me ndodhitë e rëndësishme për jetët e tyre. Ne mendojmë se të shpërfaqësh përmasën parodike të realitetit është një nga mënyrat për ta kuptuar atë.

10.07.2020 | nyje.al  Instituti i Shëndetit Publik, në komunikimin e tij të përditshëm njoftoi se numri i rasteve të reja për ditën e sotme ka arritur në 90 individë pozitivë, duke e çuar numrin e plotë të të infektuarve në 3278.Kamza bën pjesë tek qytetet në të cilat janë identifikuar në mënyrë periodike raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërkohë që situata rëndohet, në vendet publike të qytetit po bëhet pothuajse e pamundur të ruhet distanca mes qytetarëve. Pensionistet teksa …

29.06.2020 | nyje.al  Mbledhje e banorëve të Laknasit, 28.06.2020. Foto nyje.al Banorët e Laknasit vazhdojnë të palodhur të mbrojnë të vetmen hapësirë të gjelbër të zonës ku jetojnë, të quajtur “Plepat e Brukës”. Përplasja mes banorëve dhe shoqërisë “BioProduct” shpk, me pronar Bledar Dacin daton që prej vitit 2019. Pas shumë protestave, përballjeve fizike dhe hetimeve penale, sot banorët janë në gjykatë administrative të shkallës së parë dhe në Apel për ta mbrojtur zonën nga transformimi i saj në thertore. …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

nyje.al |01.06.2020 | Faqja zyrtare e aktivistëve për Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj ka publikuar sot reportazhin e shkurtër për dëmtimet që po i shkaktohen zonës së mbrojtur të Zall-Gjoçajt nga ndërtimi i hec-eve Sekë dhe Zais nga firma koncensionare “Seka Hydropower”. Përballë natyrës së pashoqe të Parkut, vlerave të tij unike të bio-diversitetit dhe domosdoshmërisë së burimeve ujore për jetesën e banorëve dhe qënieve të tjera të gjalla i kundërvihen imazhet e fadromave gërryese të cilat po shkaktojnë dëme …

Nebi Bardhoshi | 15.05.2020 | nyje.al  Një nga dyert e Teatrit Kombëtar, foto nga Elsa Paja Vite më parë debatoja me një nga miqtë e mi që mendonte se e njihte mirë punën e qeverisë së asaj kohe.  Në një moment, kur na kishte rrëmbyer debati, mu drejtua: ”hajde me jep prova, unë kam statistika, ndërsa ti çfarë ke si dëshmi”? Nuk është se u vura shumë në siklet për të thënë se cila ishte metoda ime.  Kjo loja me …

Përkthim |13.05.2020 | nyje.al  Komentar nga Ann Linde dhe Arancha Gonzāles Duke qenë se kriza nga COVID-19 i prek ndryshe burrat dhe gratë, masat për ta zgjidhur atë duhet të kenë parasysh perspektivën gjinore. Për gratë dhe vajzat, shtëpiaket, ato që janë në frontin e parë të shërbimeve shëndetësore dhe punëtoret në tregun e punës – të gjitha problematikat e ndeshura në këto fusha, duhet të adresohen. Stockholm/Madrid- Pavarësisht origjinës së saj, gruaja është ajo që mbart mbi supe pjesën …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.