a55da697-8d3f-4595-a889-c9fc135506cd_SnapseedCopy

Vrasja e gazetarit heroik palestinez Anas Al-Sharif nga Izraeli, u shoqërua me akuza se ai ishte pjesë e Hamasit. Për shumë nga aleatët tanë, instinkti është të vërtetojnë pafajësinë e tij duke dëshmuar se ishte “pa përkatësi politike.” Teksti vijues, një fragment nga një shkrim i botuar më herët, është një reflektim mbi këtë prirje...

Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...

Kamez, 2019, fotografi nga Valentina Bonizzi

08.04.2021 | nyje.al  Kamëz, 2018, fotografi nga Valentina Bonizzi Aktivistët e Grupit Ata kanë ngritur padi kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative të shkallës së Parë, Tiranë. Nëpërmjet saj, aktivistët e qytetit kanë kërkuar plotësimin e programit të transparencës sipas parashikimeve ligjore, kushtetuese dhe rekomandimeve institucionale me qëllim specifik të bërjes publike të proceseve vendimarrëse dhe transparencës së Bashkisë. Ligji për të drejtën e informimit ka hyrë …

Pasdite në Kamëz, foto nyje.al

Foto lajm | nyje.al | 01.03.2021  Jo më larg se 4 ditë më parë, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar frekuentimin e transportit publik duke e quajtur zgjedhje personale dhe që sipas saj mënyra për t’u mbrojtur nga rreziku i pandemisë është që qytetarët të zgjedhin urbanin që ka më pak qytetarë si dhe të zgjohen herët për të shfrytrëzuar oraret pa flukse të mëdha.  Vetëm pak kilometra larg nga kryeqyteti prej të cilit është shprehur Zv. Ministrja, në …

Ronald Qema & Diana Malaj | nyje.al Frutikultura është një ndër lagjet e Kamzës që dikur ishte një fushë e madhe e shndërruar në pemtari që prodhonte fruta për të gjithë vendin por edhe për eksport. Dardha, kumbulla, pjeshkë e shumë kultura të tjera frutash prodhoheshin me tonelata në tokën shumë prodhuese në të cilën kalonte edhe Lumi i Tiranës. Me ardhjen e viteve ‘90, si çdo zonë tjetër e periferisë së Tiranës, edhe Frutikultura u popullua me familje që …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Ronald Qema | 20.10.2021 | nyje.al Në mars të 1973-shit, Franca Rame, aktorja, regjisorja dhe aktivistja italiane, u mor peng e kërcënuar me armë nga 5 meshkuj brenda një furgoni. Përdorën briskun për t’u shqyer rrobat dhe prerë lëkurën, i dogjën cigare në trup. Franca Rame u përdhunua. U deshën dy vjet që ajo të gjente forcën për të treguar ç’i kishte ndodhur. Bashkëshorti i saj, Dario Fo, e mori vesh nga letra që Franca i kishte shkruar. Kjo grua tronditi …

Përkthim | Genc Shehu | 16.03.2021| nyje.al Pjesa e III-të LDD: Në çfarë rrethanash e gjeni veten të përdorni njërën metaforë a tjetrën – fushën analitike dhe të tretin analitik? THO: Kjo është pyetje e vështirë. Më lini të mendoj pak për të sepse unë luhatem nga njëra te tjetra në një mënyrë që ndihet e natyrshme, por nuk kam vija të rrepta ndarëse midis tyre.Dy konceptet rrinë më së shumti cipë mbi cipë. Kjo është thjesht përshtypje, por mendoj …

Photo by Moriah Wolfe on Unsplash

Përkthim | Genc Shehu | 16.03.2021| nyje.al Fotografi nga Moriah Wolfe publikuar ne Unsplash LDD: Tom, dashuria juaj për gjuhën dhe letërsinë provokon mendim. Isha duke lexuar librin tuaj të fundit, Creative Readings dhe më pëlqyen shumë komentarët mbi tekste të përzgjedhura të Freud-it, Isaacs-it, Fairbairn-it, Winnicott-it, Bionit, Loewald-it dhe Searles-it. Po mendoj këtu për dashurinë si mënyrë zbulimi të diçkaje të re – në këtë rast, zbulimi i diçkaje të re në këto tekste. Leximi yt është bindës, çel mënyra …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.