Vrasja e gazetarit heroik palestinez Anas Al-Sharif nga Izraeli, u shoqërua me akuza se ai ishte pjesë e Hamasit. Për shumë nga aleatët tanë, instinkti është të vërtetojnë pafajësinë e tij duke dëshmuar se ishte “pa përkatësi politike.” Teksti vijues, një fragment nga një shkrim i botuar më herët, është një reflektim mbi këtë prirje...
Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...
Ronald Qema | 28.04.2021 | nyje.al Bashkia Kamëz shumë pak ditë para zgjedhjeve rihapi qarkullimin në rrugën Berisha, pas ndërhyrjes në të. Rruga e re përmban tashmë korsi biçikletash. Banorët e qytetit po e frekuentojnë korsinë e ndërtuar, në të cilën mund të lëvizet në dy kahe. Por sa e mundur është kjo? Sipas matjes së kryer gjerësia e kësaj korsie është 150 cm, ndërsa hapësira e nevojshme për vetëm një kah, minimumi duhet të jetë 122 cm. Përveç gjerësisë, …
26.04.201 | nyje.al Grupi Ata përmes gjykatës detyron Bashkinë Kamëz të bëjë publike dokumentat që i ka fshehur prej shtatë vitesh. Tashmë, me vendim me ekzekutim të përkohshëm Bashkia Kamëz duhet menjëherë të bëjë publike vendimet dhe dokumentet e saj. Ky grup aktivistësh ka fituar sot gjyqin kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative Tiranë. Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për këta aktivistë, por …
Ronald Qema |16.04.2021 | nyje.alAsfalti elektoral është nocion tejet i njohur për një popull si i yni, si shërbimi më i çmuar që të shtron udhën drejt kutisë së votimit. “Socialistë e demokratë”, “e djathta dhe e majta” shtresën e ziftit shtatë ose tetë centimëshe e kanë pas dhe e kanë pikë kyçe të programit sa herë kishin pushtetin në dorë. Një shokut tim sa herë sheh shtresa të tilla zifti, i kujtohen shtresat e holla të flisë me sanxhank. …
Antonela Pepkolaj | 08.05.2022 | nyje.al Sekuencë nga dokumentari “Lejohet s’lejohet”, Rilind Gërvalla, fotografi nga Antonela Pepkolaj Ndoshta arti, në këndvështrimin historik të tij, më shumë u flet masave se sa individëve dhe, shpesh është parë si mediumi më i mirë për të prekur çështje të ndjeshme për publikun. Qoftë për vetëdijësim, për demaskim, për indoktrinim, marrëdhënia e artit me çështjet editoriale, varion sipas kontekstit dhe sigurisht sipas cilësisë së produktit final. Rilind Gërvalla, gazetar nga Kosova, në dokumentarin e tij të …
Antonela Pepkolaj | 11.04.2022 | nyje.alNjë dëshmi e Kukësit.Humbja dhe varri shënjojnë vdekjen, si dy realitetet më të prekshme për ata që kanë humbur dikë. Humbja, si eksperiencë psikologjike shënjon të vdekurin, varri si shtëpia e fundit shënjon prehjen. Nga sfera e individuales në atë të kolektives, humbja bëhet vaj dhe hidhërimi bëhet zi. Eksperienca humane është rrahur mjaftueshëm me humbjen, sa për të konsoliduar një mekanizëm që i lejon krejt botëkuptimit të saj mbi vdekjen, të kthehet në një …
Ronald Qema | 20.10.2021 | nyje.al Në mars të 1973-shit, Franca Rame, aktorja, regjisorja dhe aktivistja italiane, u mor peng e kërcënuar me armë nga 5 meshkuj brenda një furgoni. Përdorën briskun për t’u shqyer rrobat dhe prerë lëkurën, i dogjën cigare në trup. Franca Rame u përdhunua. U deshën dy vjet që ajo të gjente forcën për të treguar ç’i kishte ndodhur. Bashkëshorti i saj, Dario Fo, e mori vesh nga letra që Franca i kishte shkruar. Kjo grua tronditi …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















