Media Middle East Eye ka raportuar mbasditen e sotme lajmin ekskluziv që autoriteteve shqiptare po u kërkohet të arrestojnë kryerabinin e komunitetit izraelit në Shqipëri. Yoel Kaplan akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si pasojë e përfshirjes së tij si ushtar i Izraelit në sulmet gjenocidiale në Gaza. Sipas raportimeve, Organizata Ndërkombëtare për Drejtësi për Palestinën, e përbërë nga avokatë, akademikë dhe politikanë, ka dërguar kërkesën për arrest autoriteteve shqiptare duke theksuar detyrimet ligjore që ka Shqipëria. Në letrën formale dërguar autoriteteve shqiptare specifikohet që i dyshuari për krime lufte gjendet në Shqipëri, dhe kërkon: “Koalicioni kërkon që policia shqiptare të arrestojë dhe të mbajë në burg individin, në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, si dhe në përputhje me nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë. Shqipëria gjithashtu i është bashkuar Konventës kundër Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë aktivisht dhe të ndëshkojë aktet e gjenocidit në përputhje me këto detyrime ndërkombëtare të së drejtës.”
Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...
nyje.al | 28.09.2021 Procesi i Rindërtimit në Valias vazhdon me terrin informativ që e ka shoqëruar që në nisjen e tij, e që shoqërohet nga problematika të tjera për banorët që presin të kthehen. Në vëzhgimin në terren në lagjen e Valiasit të Vjetër shohim që tashmë janë ngritur godinat e banimit dhe po punohet për përfundimin e tyre, por ende qytetarët nuk e kanë një datë për rikthimin në banesat e tyre.Sabriu, banor i Valiasit na shpjegon se nuk …
nyje.al | 20.09.2021 Mungesa e aktit të ekspertimit, e caktuar si detyrë nga Gjykata Administrative për ekspertët e çështjes së Plepave të Brukës, e shtyn përsëri afatin e marrjes së një vendimi mbi fatin e pyllit të Laknasit. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme ishte parashikuar të diskutohej mbi një akt ekspertimi shtesë në të cilin do të përcaktohej se sa është dendësia reale e pemëve në të gjithë sipërfaqen e “Plepave të Brukës”. Në seancën e datës 6 …
Mes pasigurisë institucionale dhe rrezikut nga privati banorët e Laknasit mbrojnë “Plepat e Brukës”.
nyje.al | 30.08.2021 Nga protesta e banorëve të Laknasit, 30.08.2021 Firma private “Bioproducts” shpk sot tentoi të rrethonte zonën pyjore “Plepat e Brukës”, përpjekje e cila u ndërpre nga banorët e fshatit Laknas të Kamzës. Në mëngjesin e ditës së hënë, disa punëtorë krahu, avokati i firmës dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur në zonë. Avokati i firmës ka tentuar t’u shpjegojë banorëve që ka leje të vlefshme ndërtimi me qëllim qetësimin e tyre dhe ndërhyrjen në zonë. Siç e …
Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që …
Kapitulli i parë është tekstualisht një moment arkeologjik i pasur rreth domenit të artit. Nga Frenhoferi, te Balzaku, nga kryevepra “të panjohura” të artit, deri te kryevepra arti me kadencë biblike, pathos e profeci, apostuj dhe dishepuj të së bukurës, misionarë dhe rishtarë…
Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















