Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...
Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...
nyje.al | 12.09.2022 Laknasi dhe Valiasi, dy lagjet e Bashkisë Kamëz, janë banuar që në periudhën e regjimit komunist. Të lidhura me fermën “Ylli i Kuq” dhe Minierën e Valiasit, punëtorë të shumtë të këtyre sektorëve ndërtuan jetën e tyre në këto dy lagje të asokohshme të qytetit. Lumi Lana dhe lumi i Tiranës pasi bashkohen, e teksa gjarpërojnë, ndajnë këto dy lagje të hershme të qytetit dhe lidhen me njëra-tjetrën me një urë. Ura është ndërtuar nga minatorët e …
Nyje.al | 28.07.2022 Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Kamzes, dt. 27.07.2022, fotografi: Keshilli i Bashkise Këshilli Bashkiak Kamëz sot njoftoi në faqen e tij zyrtare në facebook miratimin e 6 projekt-vendimeve të cilat lidheshin, ndër të tjera, me taksat vendore, shpronësimet me interes publik në zonën e Paskuqanit dhe aplikimet për përfitimin e programeve të rindërtimit në zonën e Valiasit. Ndër vendimet që ka kaluar, siç na bëhet me dije nga postimi në fjalë, është edhe projekti për marrjen me …
nyje.al | 20.07.2022 “Më në fund votuam një herë kundër” u shpreh një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas votimit lidhur me projekt vendimin e propozuar nga Bashkia që kërkonte të shpenzonte 22 milionë lekë për marrjen me qera të gjashtë automjeteve. Këto automjete sipas projekt vendimit do shkonin për katër administratorët e njësive të Bashkisë Kamëz, një prej tyre për Policinë Bashkiake dhe një tjetër për Inspektoriatin e Ndërtimit. Gjashtë makina, të marra me qera për një …
Diana Malaj | 26.06.2020 | nyje.al Nga protesta për mbrojtjen e lumenjve, 24 qershor, 2020 Mbrojtja e lumenjve të Shqipërisë e tejkalon natyrën e një çështjeje mjedisore apo turistike. Eshtë ktheyer në çështje jetike. Kjo kryesisht e mbi të gjitha për banorët e fshatrave ku të vetmin burim uji kanë atë rrjedhë lumi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rreth 714 leje ndërtimesh të hidrocentraleve nga ku 223 vetëm në tre vitet e fundit. Numër i cili tejkalon çdo …
Përkthim | Analizë | Project Syndicate |29.04.2020 JOSEPH E. STIGLITZ, ARJUN JAYADEV, ACHAL PRABHALA Foto nga Brian Miller në platformën Unsplash Ndërkohë që hulumtuesit përreth botës po nxitojnë të zhvillojnë diagnoza dhe trajtime të reja për COVID-19, na duhet të mos harrojmë se ky është rast përjashtimor. Jemi të vetëdijshëm se në mungesë të ndërhyrjeve publike vaksinat dhe barnat kritike për jetën varen nga një sistem i shtyrë nga monopolet që i shërben fitimit dhe jo njerëzve. Imagjinoni një botë ku …
Olsi Lelaj | 21.04.2020 | nyje.al Kamëz, 20 mars 2020. Fotografi: Nyje.al “Distancimi social” është bërë pjesë e zhargonit covidian, fjalorin e të cilit po e përvetësojmë përditë. Indeksi i tij përbëhet, ndër të tjera, nga shifra ku mbizotërojnë “përqindja” dhe “grafizimi” i jetëve të humbura, të shëruara apo të infektuara; nga terminologjia virulogjike e mjekësore (virus, Covid-19, pandemi, vaksinë, etj); nga politika përballje dhe masa profilaksie (imuniteti i turmës, distancim social, karantinë, larje duarsh, ndëshkime, etj). “Distancimi social” është …
Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit…
Mora me kënaqësi të lexoj vëllimin me poezi të poetit dhe shkrimtarit Arti Lushi, të titulluar Palcë dhe Frymë. Kënaqësia qe akoma më e madhe në përfundim të leximit të librit, sepse përveç një cilësie të lartë estetike, poezia e Lushit përshfaqi edhe njëfarë vetëdije sociale dhe kohore. Është lajm i mirë për letërsinë shqipe që një poet bashkëkohor ka pasur vetëdijen e duhur për të mos mbetur viktimë e rrymave letrare të së shkuarës…
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















