Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit...

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore...

Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)

Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore...

Këshilli Bashkiak i Kamzës është organi më i lartë kolegjial që qeveris qytetin. Në punimet e tij parashikohet të diskutohet dhe miratohet çdo vendim që përcakton zhvillimin tërësor të qytetit. Si i tillë ai duhet të jetë llogari-dhënës, transparent dhe i hapur për secilin banor a aktor të interesuar. Viti që po lëmë pas është shembull i përkundërt i zbatimit të këtyre parimeve jo vetëm abstrakte, por edhe ligjore.

Qindra qytetarë të Kamzës kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme.  “Jam zgjuar në orën 5 të mëngjesit se na kishin thënë që dalin sot” - u shpreh një qytetare, “mendova se do mbaroja punë shpejt dhe do kisha ditën përpara por mbetëm këtu”....