Këshilli Bashkiak i Kamzës është organi më i lartë kolegjial që qeveris qytetin. Në punimet e tij parashikohet të diskutohet dhe miratohet çdo vendim që përcakton zhvillimin tërësor të qytetit. Si i tillë ai duhet të jetë llogari-dhënës, transparent dhe i hapur për secilin banor a aktor të interesuar. Viti që po lëmë pas është shembull i përkundërt i zbatimit të këtyre parimeve jo vetëm abstrakte, por edhe ligjore.

Qindra qytetarë të Kamzës kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme.  “Jam zgjuar në orën 5 të mëngjesit se na kishin thënë që dalin sot” - u shpreh një qytetare, “mendova se do mbaroja punë shpejt dhe do kisha ditën përpara por mbetëm këtu”....

Pa vota të numëruara, buxheti i vitit 2024 për Bashkinë Kamëz u miratua më datë 18 dhjetor nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Debatet, situata e tensionuar dhe paqartësia në ngritjen e kartonave e gjeti të papërgatitur sekretaren e Këshillit dhe nuk mundi dot të numëronte duart e ngritura në favor të buxhetit. ...

Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi...

Në një lexim të ditëve të fundit u ndesha me një mbledhi fjalësh që synonte të përshkruante kohën që po jetojmë sot: kohë e individualizmit utilitarist, i cili është gjakftohtë dhe vetëshkatërrues. Antonime të njeriut të këtyre kohëve i gjeta mbrëmë në Pallatin e Kulturës Kamëz. Kur arrita aty për të ndjekur shfaqjen...

"Media dhe kushdo do të marrë pjesë sa herë të jetë e interesuar në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak." - tha kryetari i Këshillit Bashkiak Kamëz, Hysen Koldashi në dyert e Bashkisë e më tej hyri në mbledhjen, në të cilën nuk u lejuan gazetarët. Në mbledhjen e muajit shtator është dëgjuar ish-kryetarja e këtij këshilli të thotë që Rakipi gjithmonë i ka lejuar mediat...