Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij...

Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut...

Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë...

Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë...

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi...

Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik...