Pranvera është stina jubilare e Jusuf Vrionit ; 110 vite qëkurse lindi, 25 që nuk është më. Orë bilancesh, me hir a me pahir ! Ky përkujtim është apokrif. Âmes sensibles s’abstenir ! Në ndërgjegjen kolektive Jusuf Vrioni njihet si agjenti më luksoz i eksportit kulturor shqiptar nën diktaturë, përkthyesi i talentuar i veprës së Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë. Në Francë ! Attention, lumière (aveuglante) ! Deri këtu, bilanci është i qartë, ndërgjegjja e kthjellët. Prej këtu e poshtë, çështja/dosja Jusuf Vrioni vjen e ndërlikohet. Achtung, achtung ! Ndërlikimi ndodh në nënndërgjegje. Nothing is as obvious as the invisible! Bëhet fjalë për nënndërgjegjen e një tabori të caktuar të elitave të fabrikës diktatoriale. Është në gjirin e këtij kolektivi ku ndodh mrekullia që e kthen Jusuf Vrionin në imazh. Η εικόνα του Ιωσήφ ! Jusuf Vrioni, imazhi pa zë i aristokratit ideal. Ikona e aristokratit. Mjaft imazhi ! Non fraintendere, non si tratta di una casualità ! Sepse fabrikimi i ikonës mjeshtri, fabrikuesit e ikonës mjeshtra...
Vrasja e gazetarit heroik palestinez Anas Al-Sharif nga Izraeli, u shoqërua me akuza se ai ishte pjesë e Hamasit. Për shumë nga aleatët tanë, instinkti është të vërtetojnë pafajësinë e tij duke dëshmuar se ishte “pa përkatësi politike.” Teksti vijues, një fragment nga një shkrim i botuar më herët, është një reflektim mbi këtë prirje...
Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje...
Kjo është bota e Trump-it dhe ne thjesht po jetojmë në të. Pyetja e vetme është se si ndjehemi për këtë. Franklin D. Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm, “E vetmja gjë për të pasur frikë është vetë frika”, për të adresuar shqetësimet rreth reformave të tij të New Deal-it, të cilat në atë kohë ishin hapa të paprecedentë dhe për këtë arsye me të drejtë frikësuese. Mesazhi i administratës së dytë të Trump – e cila në shumë aspekte është në fakt administrata e tij e parë – është i njëjtë: kërcënimi nuk vjen nga masat që ai po ndërmerr, por nga përhapja e frikës për to...
Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë....
Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute...

