Një tjetër distopi

Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore...

0 Komente

Tri histori emigrimi: Rrugëtime, shtëpi, ngecje

Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”...

0 Komente
Protesta e Kombinatit
Protesta e Kombinatit

Kombinati në protestë kundër zaptimit të lulishtes së vetme

nyje.al| 16.05.2024  Pasditja e së mërkurës i gjeti banorët e lagjes së Kombinatit në rrugën“Llambi Bonati” duke protestuar për herë të dytë për parkun e pallateve ku janë rritur dhe duan të rrisin fëmijët e tyre. Ky park në të cilin fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre…

0 Komente

Një fidan dhe një lopatë

Pas premierës së filmit “Një fidan dhe një lopatë”, të artistit të ri e regjisorit Nikolas Pipero një prej pyetjeve nistore që ju bë ishte ajo e merakut për “përjetësinë” e punës së tij. Nikolasi tregoi që për qënien e tij, edhe atë artistike, e tashmja dhe vendi i tij në të ishte më i rëndësishëm. Megjithatë është e pranishme edhe dëshira e tij për të krijuar memorie përmes punës së tij, aq kolektive sa mundet. Kjo përpjekje vërehet edhe në filmin që pati shfaqjen e tij të parë në hapësirën alternative për të rinjtë “Minus Art Space”...

0 Komente

Karnavali i Bozovcës – rrëfim nëpërmjet etnografisë vizuale

Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit...

0 Komente

Vijojnë protestat në Tiranë në mbështetje të Palestinës

“Liri, liri, liri Palestinës ishin thirrjet që jehuan në sheshin “Skenderbej” fundjavën që lamë pas, nga ku dhjetra protestues të grupmoshave të ndryshme treguan mbështetjen e tyre për mijëra gra, burra dhe fëmijë që po vriten çdo ditë në vendin e tyre. Kjo protestë, krahasimisht me shumë të tjera që janë vetë organizuar në Tiranë prej muajsh, numëroi shumë protestues, ndër të tjerë dhe shumë të rinj...

0 Komente
David Knudsen, Unsplash, Personat ndihmes per PAK
David Knudsen, Unsplash, Personat ndihmes per PAK

Personat me aftësi të kufizuar mbështeten ende te familjarët si ndihmës personalë

"E kam menduar që mami do të plaket me kalimin e viteve, por nuk kam çfarë të bëj. Mami që tani e ka të vështirë se është e sëmurë për vete dhe nuk mundet. Fëmija çfarë s’të bën, nga halli…“, -rrëfen Klodjana, ndërsa përpiqet njëkohësisht të ngadalësojë ritmin e të folurit. Tanimë 37 vjeç, Klodjana kujton kur ishte në të 18-tat dhe pa shenjat e parat të sëmundjes, që do ta linin në të ardhmen në pamundësi për të lëvizur në mënyrë të pavarur...

0 Komente

Operatorët telefonikë “skllevërit” e shoqërisë moderne

Një ditë para ditës ndërkombëtare të punëtorëve, organizata Drejtësia Sociale e cila prej kohësh merret me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vendin tonë, organizoi një takim publik ku u diskutua për zhvillimin dhe sfidat e sindikatave ndër vite, me në fokus sindikatën e operatorëve telefonikë. Operimi telefonik ose ndryshe call-centre është tashmë zgjidhja më e zakonshme për shumë të rinj që duan të punojnë dhe studiojnë njëkohësisht...

0 Komente

1 maji i protestave, punëtorët shqiptarë përballë institucioneve

Dita e punëtorëve nisi sot me protestën e mësuesëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Dy prej sindikatave të arsimtarëve i shkuan në derë ministres Manastirliu dhe parashtruan kërkesat e tyre, ndër të tjera dhe më themelorja për ta mbetet thirrja për rritjen e buxhetit për arsimin në 5%. Kjo rritje e buxhetit që do sillte plotësimin e një sërë kërkesash të ngritura sot nga mësuesit, ka qenë premtim i qeverisë Rama në të tre fushatat para-zgjedhore por nuk është zbatuar kurrë sipas arsimtarëve para-universitarë...

0 Komente