Policia e Shtetit dhe Ministri Hoxha sulmojnë median dhe protestuesit, qytetarët mbajtën dje marshimin e radhës

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbajtën sot dy komunikata që më shumë se sqarim të opinionit publik, ato ngjizën reagime të forta prej qytetarëve. Në deklaratën e Policisë së Shtetit për herë të parë jepet një version kronologjik i ngjarjeve. Version që ka shkaktuar debat në komente në rrjetet sociale, shumica e të cilëve adresonin një tentativë të këtij institucioni për të vendosur autorin në një pozicion mbrojtës në ngjarje. [...] Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë [...] shkruhet në deklaratën e Policisë së Shtetit, në të cilën tentohet të tregohet që nuk ka pasur një autor të dytë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes...

0 Komente

Drejtësi për Martinin, dorëheqje për Ministren

Ndjeshmëria e shumë qytetarëve, aktivistëve, prindërve dhe mësuesëve për rastin e Martin Canit dhe frika e tyre për sigurinë e fëmijëve në ambjentet shkollore dhe jashtë tyre, i ka mbledhur përsëri para Ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar përgjegjësi nga ky institucion, dorëheqje të ministres së arsimit Ogerta Manastirliu si dhe ndryshime në sistemin arsimor...

0 Komente

Shteti nuk e sheh veten si bashkëfajtor, qytetarët u kërkojnë institucioneve përgjegjësi për vrasjen e Martin Canit

Dita e enjte shënoi protestën e qindra qytetarëve të mbledhur për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatori i tij, në një konflikt ku dy të tjerë mbetën të plagosur. Prindër, nxënës, aktivistë, komunitete protestuese të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, e filluan marshimin e tyre nga shkolla "Fan Noli", ku ndodhi ngjarja tragjike, për t’u drejtuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Në zi, vaj e revoltë, të shumtë, këta qytetarë marshuan për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen, si dhe për të shtruar kërkesat e tyre për ta adresuar në mënyrë urgjente çështjen e sigurisë së jetës. Ngjarja e Martinit ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare, dhe kryesisht familjet e prindërit, të cilët në masë pohuan frikë të pamatë që ndjejnë për fëmijët kur u duhet t’i “dorëzojnë” në institucionet arsimore, prej nivelit parashkollor e deri në atë universitar...

0 Komente

Një muaj protestë, pensionistët nisin firmosjen e peticionit për pensione të dinjitetshme

“Pensionistët Bashkë mbajtën dje protestën e katërt për rritjen e pensioneve që do u mundësonte atyre një jetesë më të dinjitetshme. Neglizhenca nga ana e qeverisë dhe rritja e ulët e indeksimit po mban aktiv tashmë prej një muaji një grup të madh pensionistësh, të cilët përveç protestave, po organizojnë aksione dhe punë në terren duke shpërndarë lajmërime për protestat e tyre. Dje, ndryshe nga protestat e kaluara, ata lajmëruan nismën e hartimit të një peticioni i cili është i bazuar në 3 shtylla kryesore; këkesa financiare, kërkesa për shërbimin shëndetësor dhe kërkesa për shërbimë sociale...

0 Komente
Read more about the article Italia dërgon grupin e dytë të emigrantëve, grupi i monitorimit gjen shkelje në qendrat pritëse në Shëngjin e Gjadër
Emigrantët azilkërkues në Itali zbresin nga anija Libra, Nëntor 2024, Porti i Shëngjinit, Tanja Lander

Italia dërgon grupin e dytë të emigrantëve, grupi i monitorimit gjen shkelje në qendrat pritëse në Shëngjin e Gjadër

Anija ushtarake Libra vijoi me operacionin e dytë në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni ku një grup prej tetë emigrantësh, pesë me origjinë nga Bangladeshi dhe tre me origjinë nga Egjipti u transferuan mëngjesin e tetë nëntorit në Shëngjin. Prej grupit fillestar prej 200 personash “të shpëtuar” nga Libra në ujërat ndërkombëtare pranë Lampeduzës, vetëm tetë prej tyre u përzgjodhën si të përshtatshëm për transferim drejt Shqipërisë pas kontrollit fillestar mbi vulnerabilitetin...

0 Komente

Për të tretën herë përballë Kryeministrisë, pensionistët: Rama tallet me ne

“Vetëm kullat dhe pallatet lulëzojnë në këtë vend. Thotë se nuk ka fonde, po fonde për të ndërtuar kulla dhe pallate paska për kryeministrin Rama. Tallet me pensionistët, tallet me popullin shqiptar, tallet me rininë, tallet me nënat dhe baballarët shqiptar që kanë punuar një jetë për këto pensione.” Këto ishin fjalët e Agim Domit, një prej qindra pensionistëve që u mblodhën për të mërkurën e tretë përballë zyrës së Këshillit të Ministrave për të kërkuar pensione të dinjitetshme...

0 Komente

Ish-minatorët përpara Parlamentit për miratimin e statusit: Deputetët të flasin me votë pro

Ditën e sotme, minatorë dhe ish-minatorë, u mblodhën para parlamentit për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit, premtim ky i dhënë prej kohësh nga qeveria aktuale. Ky grupim ka vite tashmë që lufton për miratimin e këtij statusi, prej të cilit ata do të mund të përfitonin lehtësira të konsiderueshme ekonomike, si dhe vlerësimin e punës së tyre me një status të dinjitetshëm. Duke iu referuar ligjit 29/2019 për trajtimin financiar suplementar, të punonjësve që kanë punuar në minierë në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit, dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha dje në Durrës se statusi i minatorit është tashmë i miratuar dhe janë të përfshirë në listën e përfitimeve nga buxheti për pensionet e veçanta. Me arrogancë, ai i konsideroi protestuesit për statusin e minatorit si “një grup njerëzish” që kërkojnë një lloj statusi të ndryshëm që do të krijonin disbalanca jo të drejta. ..

0 Komente

Pensionistët vijojnë protestat e tyre për pensione të dinjitetshme

Pak ditë pas protestës së javës së kaluar, ku pensionistët shprehën indinjatën e tyre për rritjen e pensioneve me 4.1%, kryeminstri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një panoramë komunikimi të deputëve të partisë socialiste me pensionistë nga qytete të ndryshme për të ndarë me ta fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit. Edhe në takimet e tij në Fier e Durrës, ai ka ripërsëritur se I gjithë problemi është te sigurimet e papaguara shoqërore dhe se pensionistët po vidhen nga kjo kategori, duke iu larguar përsëri përgjegjësisë së qeverisë së tij. Por kjo nuk e ka zbutur zemërimin e pensionistëve të cilët një javë pas protestës së fundit, u mblodhën përsëri dje para Kryeministrisë, duke shprehur shqetësimet e tyre për pensionet e ulëta dhe shkeljen e dinjitetit të tyre. Të pranishëm në protestë ishin pensionistë të shumtë të cilët i kanë kaluar vitet e tyre të punës duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, por tani po përballen me sfida të shumta financiare...

0 Komente

Raporti i “Së bashku”: Personat me aftësi të kufizuara në Kamëz përballen përditë me sfida në infrastrukturë

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k....

0 Komente

Protesta për rritjen e pensioneve, zëra të indinjuar para Kryeministrisë

Sot pensionistët zhvilluan një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me situatën aktuale të pensioneve. Kjo pakënaqësi u shtua akoma më shumë pas takimit të fundit që kryeministri pati me një pjesë të pensionistëve, i cili u cilësua nga ata si një tallje. Pensionistët, të mbështetur nga Lëvizja Bashkë u grumbulluan para ndërtesës qeveritare ku shprehën pakënaqësinë e tyre për indeksimin prej 4.1% që qeveria u ka ofruar...

0 Komente