Marrëveshja Rama-Meloni në pajtim me Kushtetutën, aktivistët: Gjykata, viktimë e radhës e autokracisë
Aktivistët që kanë protestuar në hyrje të Gjykatës Kushtetuese në çdo seancë shqyrtimi të marrëveshjes protokoll “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, sot pasdite vendosën lule dhe kryen “homazhe” në dyert e këtij institucioni të drejtësisë. Ky akt simbolik revolte dhe indinjate nga aktivistët, erdhi pas vendimit të marrë nga kjo gjykatë, i cili e deklaroi marrëveshjen Rama-Meloni si kushtetuese...