Ja na erdhi Viti i Ri

Fejton | 24.01.2018 | nyje.al
Nëse për të gjithë Janari mbahet si një muaj i boshllëkut dhe mërzitjes për kryebashkiakun Mziu nuk vjen i tillë.
Ai ka mbushur ambientet e bashkisë plot me “trupat” e gazetarëve të gjithë mediave në Shqipëri duke shtruar një drekë për ta. Gazetarët kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë ngrënë dy herë madje, pjatat në tavolinë dhe “tavën e madhe të arritjeve” të bashkisë. Të gjithë në pavetëdijen e tyre e dinin fort mirë që janë bërë të njohur veçse duke bërë shkrime e reportazhe mbi bashkinë, projektet apo emërtimet e rrugëve e sigurisht që do ishte e pahijshme të mos i përgjigjeshin ftesës. Në krahun e kryetarit ka qëndruar Armir Shkurti i cili hapat e parë të humorit i mësoi pikërisht në rrugët e Kamzës. Po ashtu Dëfrim Methasani i njohur më shumë si gazetar sportiv, me të njëjtën origjinë nga kryetari, Dibra, nuk ka munguar me batutat dialektore mes tyre si “na qàse mullën or Xhelal, çish bone për Vit të Ri, n’darsëm t’gjalit qtahëj”.
Ja na erdhi viti i ri
Kryebashkiaku në hyrje të takimit mësohet të ketë hapur drekën duke tërhequr vëmendjen me tingëllimën e famshme të trokitjes së gotës me pirun:
-“Jam i nderuar që gjendem sot këtu me ju për hapjen e një viti të ri. Bashkia gjithmonë ka qenë e hapur ndaj takimeve e bashkëpunimeve të tilla. Marrëdhënia ime me ju është si ajo e vocit me nanën e vet (këtu drejton shikimin nga Dëfrimi dhe buzëqesh lehtë) Unë e di. E duke mos harruar këtë jam përpjekur gjithmonë të prodhojmë diçka pikante. Dera e bashkisë Kamëz ka qenë e hapur gjithmonë për ju e nuk dua t’ju shoh këtu veç për raste festash, por sa herë të doni. Është e vërtetë që media është pushteti i katërt në një shoqëri, por unë s’di me rrejt, ju kallxoj drejt. Asnjëherë nuk jam trem nga ju. Pse?! Sepse kam punu me mish e me shpirt për banorët e Kamzës dhe unë i njoh detyrat e përgjegjësitë e mia. E pjesëmarrja juaj sot këtu, jam i sigurt që do të më japë dhe mandatin e katërt. Jo më kot ju ftova. Ju dua”.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje