Kulla 'Tirana Rock Tower'
Kulla 'Tirana Rock Tower'

Met

Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.

0 Komente

Tkurrja e kufijve të Zonave të Mbrojtura, shtyhet seanca për në shtator. Aktivistët e Zall Gjoçaj: Po u jepet kohë abuzuesve të natyrës

Aktivistët e Zall-Gjoçaj ashtu si çdo seancë tjetër qenë të pranishëm edhe sot në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit. Pas një udhëtimi qindra kilometrik, Abdi Toçi dhe Adem Xhokola mezi pritën nisjen e zhvillimit të debateve mes palëve dhe qëndrimet e trupës gjykuese. Të paditur nga organizatat mjedisore për shkelje në ndryshimin e kufijve të hartave të zonave të mbrojtura, institucionet kishin nisur disa prej përfaqësuesve të tyre ligjor që zunë vend në të majtë të sallës...

0 Komente

Parlamenti tetë minutësh përlan zonat e mbrojtura dhe ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati më pak se tetë minuta, deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” dhe ratifikimin e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të dy vendimet kanë hasur kundërshti nga grupet e interesit që në prezantimin e tyre dhe sot deputetët u pritën me protestë dhe aksione simbolike...

0 Komente