Tkurrja e kufijve të Zonave të Mbrojtura, shtyhet seanca për në shtator. Aktivistët e Zall Gjoçaj: Po u jepet kohë abuzuesve të natyrës

Aktivistët e Zall-Gjoçaj ashtu si çdo seancë tjetër qenë të pranishëm edhe sot në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit. Pas një udhëtimi qindra kilometrik, Abdi Toçi dhe Adem Xhokola mezi pritën nisjen e zhvillimit të debateve mes palëve dhe qëndrimet e trupës gjykuese. Të paditur nga organizatat mjedisore për shkelje në ndryshimin e kufijve të hartave të zonave të mbrojtura, institucionet kishin nisur disa prej përfaqësuesve të tyre ligjor që zunë vend në të majtë të sallës...

0 Komente

“Mos të bëhen palë me shkatërruesit”, aktivistët e Zall Gjoçaj kërkojnë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Lezhë

Komuniteti dhe aktivistët e Zall Gjoçaj protestojnë nesër përballë Prokurorisë Lezhë. Ata kanë dorëzuar një kallëzim që në vitin 2021 ku denoncojnë kompaninë “Seka Hydropower”, kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, ish-ministrin Blendi Klosi, ish-kreun e AKZM Zamir Dedej dhe zyrtarë të tjerë që kanë hartuar dhe miratuar vendime lidhur me ndërtimin e HECeve në Zall Gjoçaj...

0 Komente

Thirra- Një etnografi e shtetit grabitqar dhe të kapur

Në mëngjesin e së hënës së një prillit mbërritëm te Çadra e vendosur nga banorët e Thirrës. Kjo çadër është vendosur si shenjë dhe si vendqëndrim për të ndaluar vijimin e punimeve të firmës që po merr përroin në Luginën e Qarrit, me qëllim ndërtimin e një hidrocentrali. Përroi është degë e lumit Fan. Aktivistët e Zall-Gjoçajt e të Grupit ATA, artistë, gazetarë iu bashkuan banorëve të Thirrës në shenjë përkrahjeje. Është ende festa e Pashkëve, por banorëve u duhet të qëndrojnë në këtë çadër...

0 Komente
Zëra nga lumi në Sheshin Skënderbej
Posteri i Zall Gjocajt

Zëra nga lumi në Sheshin Skënderbej

Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi...

0 Komente

A pi ujë drejtësia?

Që prej 24 nëntorit të vitit të kaluar, kompani “SEKA Hydropower” me vendim të Gjykatës së Lartë nuk e ka të licencuar prodhimin e energjisë në HEC-in Zais. Por edhe pas këtij vendimi, HEC-i Zais vazhdon ti ketë portat e mbyllura dhe uji i Lumit Flim përfundon në tuba dhe jo në shtratin e tij...

0 Komente

Nyjëtime ekofeministe në Kamëz

Grupi Ata | 13.10.2022  | nyje.al Nyjëtime Ekofeministe mblodhi rreth vetes disa prej grave dhe vajzave më të zëshme e të angazhuara në lëvizjet mjedisore në Shqipëri. Ky takim erdhi pas një periudhe reflektimi mbi mundësitë dhe hapësirën që…

0 Komente

Ditët e bjeshkimit në Gjoçaj

Stani i Ademit shtrihet në një lëndinë malore me lisa të rinj dhe tokë e lagësht. Burimi i ftohtë i ujit brenda stanit e mban atë të fresket edhe në mesditë gushti. Ne na bie të ecim gjatë me…

0 Komente