Si po kriminalizohet aktivizmi mjedisor

Në mëngjesin e 24 korrikut të kësaj vere, u nisëm nga Kamza bashkë me Dhimitër Kolecin, aktivist për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zall Gjoçajt, në mbështetje të banorëve të Lufajt në Mirditë. Këta banorë kishin organizuar një protestë kundër tharjes së lumit të Urakës prej ndërtimit të hidrocentralit në zonë, administruar nga firma ‘Seka Hydropower’. Dhimitri teksa ngiste makinën, na tregoi gjatë sesi veç një ditë më parë ishte kthyer nga bjeshkët e Zall Gjoçajt, prej nga ku kishte tentuar të fikte zjarret bashkë me djalin, vëllain, Ademin e banorë të tjerë të mbledhur me urgjencë. Më tregon sesi stanet dhe mijëra bletë e bagëti të imta rrezikoheshin të digjeshin po të mos ndërhynin trupat e emergjencës bashkë me banorët e zonës, dhe ata të ardhur nga Kamza. Dhe sesi, mungesa e ujit në zonë, ia kishte hequr pritat natyrale zjarreve. I indinjuar prej çka kishte dëshmuar, dhe duke shfajësuar djemtë e ri ushtarë të papërvojë e pa mjetet e duhura, Dhimitri përsëriste ‘qeveria e bashkia flenë gjumë teksa parqet kombëtare digjen e shkrumbohen.’

0 Komente

Seka Hydropower padit për fyerje dhe shpifje aktivistët e Zall Gjoçaj

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...

0 Komente

Gjykata Administrative e Apelit pranon kërkesat e Zall-Gjoçajt për përshpejtimin e çështjeve

Kërkesat për përshpejtim nga banorët dhe aktivistët e Zall-Gjoçaj të dorëzuara në Gjykatën Administrative një javë më parë janë pranuar nga gjyqtarët relatorë Blerona Hasa dhe Ardian Dvorani për dy nga çështjet e depozituara në këtë gjykatë. Dy ditë më parë gjyqtarët vendosën nisjen e shqyrtimit të përshpejtuar të çështjeve, njëra prej tyre me objekt caktimin të pavlefshëm të të gjitha akteve të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, që i kanë hapur rrugë ndërtimit të HEC-eve në Zall-Gjoçaj dhe tjetra me objekt detyrimin e Ministrive për zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e bashkimit të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçaj me atë të Lurës...

0 Komente

“Për drejtësi nuk është kurrë vonë”. Banorët dhe aktivistët e Zall-Gjoçajt aksion përpara Gjykatës Administrative të Apelit

“Dua që ujin e vjedhur të na e kthejnë mbrapsht” qe fjalia e vetme e Anxhelinës, bijë e Zall-Gjoçaj, drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit teksa në duar mbante një pankartë me mbishkrimin “Apel për Drejtësi”. Ajo bashkë me prindërit e saj, banorë të zonës dhe aktivistë të Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj u mblodhën sot në ballë të gjykatës për të kërkuar shqyrtimin e çështjeve të ankimit të dorëzuara që në vitin 2020...

0 Komente

Tkurrja e kufijve të Zonave të Mbrojtura, shtyhet seanca për në shtator. Aktivistët e Zall Gjoçaj: Po u jepet kohë abuzuesve të natyrës

Aktivistët e Zall-Gjoçaj ashtu si çdo seancë tjetër qenë të pranishëm edhe sot në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit. Pas një udhëtimi qindra kilometrik, Abdi Toçi dhe Adem Xhokola mezi pritën nisjen e zhvillimit të debateve mes palëve dhe qëndrimet e trupës gjykuese. Të paditur nga organizatat mjedisore për shkelje në ndryshimin e kufijve të hartave të zonave të mbrojtura, institucionet kishin nisur disa prej përfaqësuesve të tyre ligjor që zunë vend në të majtë të sallës...

0 Komente

“Mos të bëhen palë me shkatërruesit”, aktivistët e Zall Gjoçaj kërkojnë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Lezhë

Komuniteti dhe aktivistët e Zall Gjoçaj protestojnë nesër përballë Prokurorisë Lezhë. Ata kanë dorëzuar një kallëzim që në vitin 2021 ku denoncojnë kompaninë “Seka Hydropower”, kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, ish-ministrin Blendi Klosi, ish-kreun e AKZM Zamir Dedej dhe zyrtarë të tjerë që kanë hartuar dhe miratuar vendime lidhur me ndërtimin e HECeve në Zall Gjoçaj...

0 Komente

Thirra- Një etnografi e shtetit grabitqar dhe të kapur

Në mëngjesin e së hënës së një prillit mbërritëm te Çadra e vendosur nga banorët e Thirrës. Kjo çadër është vendosur si shenjë dhe si vendqëndrim për të ndaluar vijimin e punimeve të firmës që po merr përroin në Luginën e Qarrit, me qëllim ndërtimin e një hidrocentrali. Përroi është degë e lumit Fan. Aktivistët e Zall-Gjoçajt e të Grupit ATA, artistë, gazetarë iu bashkuan banorëve të Thirrës në shenjë përkrahjeje. Është ende festa e Pashkëve, por banorëve u duhet të qëndrojnë në këtë çadër...

0 Komente
Posteri i Zall Gjocajt
Posteri i Zall Gjocajt

Zëra nga lumi në Sheshin Skënderbej

Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi...

0 Komente

A pi ujë drejtësia?

Që prej 24 nëntorit të vitit të kaluar, kompani “SEKA Hydropower” me vendim të Gjykatës së Lartë nuk e ka të licencuar prodhimin e energjisë në HEC-in Zais. Por edhe pas këtij vendimi, HEC-i Zais vazhdon ti ketë portat e mbyllura dhe uji i Lumit Flim përfundon në tuba dhe jo në shtratin e tij...

0 Komente