Që kur zuri fill koha

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth, asaj që rëndom e quajmë natyrë. Këto ditë në Kamzë, në shtëpinë e grupit ATA, qëndron e hapur ekspozita “Që prej motmotit". Vetë titulli të fton në një kohë të pakohëzuar dhe tërësisht të kohëzuar, apo prej kur nisi kohëzimi...

0 Komente

Ekspozita “Që prej motmoti”, Trivet sjell në Kamëz ngjyrat e ritualeve, miteve dhe figurave mitologjike

"Që prej motmoti", ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet...

0 Komente