Morali dhe realiteti në psikologjinë e heroit fëmijë (Rasti i “Stina e stinëve”- Kasëm Trebeshina)

“Tërë jeta jonë psikike shfaqet si një luftë e vazhdueshme dhe patetike midis dëshirës së vetëdijshme dhe asaj të pavetëdijshme, midis veprimit të përgjegjshëm dhe instinkteve tona të papërgjegjshme”. Kasëm Trebeshina këtu, synon të përshkruajë dhe të studiojë botën e brendshme të një personazhi-fëmijë dhe lëvizjet më delikate të instinkteve të pavetëdijshme të tij. Bazë e krijimeve të tilla është nxitja e sjelljes sipas instinktit dhe veprimet e personazheve që dashur-padashur kundërshtojnë vlerat e përgjithshme morale kolektive...

0 Komente

Një tjetër distopi

Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore...

0 Komente

Gjithëkohësia e “Gruaja që deshe”

Romani nuk mund të kuptohet nëse nuk je lexuesi model i Ecos, lexuesi tip të cilin teksti e ka parashikuar bashkautor. E filluam me “ti” për të ndjekur kështu lojën e vetës së autorit. Pra, ajo që e karakterizon tekstin është veta e dytë e rrëfimit, e cila është goxha sfiduese si për autorin, edhe për lexuesin. Autori model është një zë që flet me dashamirësi (ose me ton urdhërues, ose me djallëzi) me ne, që na do krah të tij dhe ...

0 Komente