DSC_6370

Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al    Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi si organizim i vogël, por ai kaloi që herët përtej kapacitetit organizues të çdo organizimi që e përbën atë. Protesta, tubimi, demonstrata e manifesti, janë përcaktime që nuk e përkufizojnë …

Nga protesta e Revolucionit të Flamingove, foto nga Antonio Muco

nyje.al | 07.06.2026 Në kohë rekord organizimi dhe shpërndarjeje, letra e hapur për festivalin e arkitekturës ‘Bread and Heart’ është nënshkruar nga mbi 500 organizata mjedisore, aktivistë, kolektive, arkitektë, e shumë të tjerë. Grupi i hartuesve është siguruar që letra të shpërndahet edhe dorazi ndër pjesëmarrës të festivalit me datë 3 qershor. Letra e hapur parashtron kontekstin brenda të cilit do të ndodhte ky festival dhe jep një panoramë të plotë të protestave të vazhdueshme e masive që po mbahen …

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore…

Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)

Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore…

nyje.al | 19.01.2022 “5 majit”, rrezet e diellit sot i sollën edhe policë, zjarrfikës e punonjës të IMT. Banesat e fundit po zbrasin për ti hapur rrugë prishjes që pritet të fillojë në orën dhjetë të mëngjesit. Banorët që kanë rezistuar kundër këtij aksioni janë shoqëruar, fqinjët e tyre tregojnë për rreth 6 të arrestuar. Shtëpia e Lizës Para disa kohësh, familja e Liza Markut ka qenë dëshmitare e shembjes së shtëpisë ngjitur. Të 14 pjesëtarët e familjes së saj …

Antonela Pepkolaj | 17.11.2021 | nyje.al Pranvera dhe vjeshta  janë sezonet më praktike dhe të preferueshme nga punëtorët, sidomos nga punëtoret. Në orën pesë e dyzet të mëngjesit, kohë kur hëna ndërrohet shpejt e shpejt me diellin, nxitimthi lëvizin burra e gra, kush për të kapur mjetin e transportit për punë, e kush për të kapur punën. Gratë, duke ecur e biseduar me njëra-tjetrën, kanë hap më të qetë në pjesët e errëta dhe pa dritë të rrugës, se sa …

Armela Përleka | 27.06.2020 | nyje.al Të shumtë ishin klientët të cilëve iu shërbeja në kioskën e vogël ambulante ku punoja, por monotoninë e asaj dite të zakonshme pune nën zhurmën e Tiranës, do ta thyente Sara, një 10-vjeçare  zeshkane dhe plot jetë që endej zbathur atë ditë të nxehtë vere. Sara bënte disa ecajake të çuditshme  rreth kioskës. Diçka kërkonte. Kur iu afrova t’i flas, më përpinë  sytë e saj të mëdhenj e të zinj që vështirë t’i kisha …

Mariana Syla | 20.02.2020 | nyje.al Kufizimi, një fjalë që ekziston në atë pjesë të mendjes e mbushur me frikë, turp a paragjykim. Duhet kohë  ta mposhtësh dhe kur ia del, ndihesh  i lirë… Ky mendim më vjen kur takoj Dovletin, një djalë që nuk e harron dot kollaj. 33-vjeçari është lindur në  qytetin e Gramshit, vendi që e ka shenjuar jetën e tij. Shtatmesëm dhe energjik, ai e orienton lehtësisht trupin e tij në karrocën me rrota. Gazmor, i …

Diana Malaj | 02.06.2019 | nyje.al Kushdo që ka lexuar “Persepolis” –in e Marjane Satrapit mundet të kujtojë pa shumë vështirësi personazhin autobiografik Marzhi. Ajo orvatet të krijojë dhe të shpërfaqë pa teklif individualitetin e vet duke fshikulluar autoritetet e jetës familjare dhe publike, duke qenë njëherazi subjekt i indoktrinimit të tyre në kohë të ndryshme të jetës. Xhenisa i përngjan Marzhit. Historia e jetës së saj dhe e shumë bashkëmoshatareve të veta ka paralele me rebelimin e shpirtit dhe …

Ada

01.04.2019 | Diana Malaj | nyje.al  Ngjarja nuk zhvillohet në Petërburg, por në një qytet-burg që për urë ka mbikalimet prej hekuri dhe fekalesh. Rrëfimi i Adës nga Kamza nuk është rrëfim sentimental i një historie intime, ama pak nga “Net të bardha” do na shërbejë herë pas here si fill përshkues i një grushti momentesh jetësore të bëra shuk në mendjen e saj. Si ëndërrimtari vetmitar. Rrëfimi në librin “Net të bardha” ndahet në katër net dhe një mëngjes. …

Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur…

Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian…

Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim…

Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute…

Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive…

Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.