100 ditë, Rama nën rrethim

Sot bëhen 100 ditë që kur nisi protesta, ose më mirë të thuhet lëvizja, mbarëkombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ndërtimin e një Shqipërie të re dhe demokratike: një Shqipëri ku pasuritë e përbashkëta natyrore mbrohen, ashtu siç mbrohen edhe qytetarët nga dhuna e grabitjeve dhe shpronësimeve oligarkike. Goditja dhe tërheqja zvarrë e një protestuesi me datë 30 maj nga punonjësit e maskuar të një kompanie sigurie (sipas të gjitha indicieve e lidhur me Kastrati Group) në Zvërnec indinjuan mbarë shoqërinë dhe e shndërruan një protestë në jugperëndimin e Shqipërisë në atë që tani po quhet Revolucioni Flamingo.

0 Comments
Imazh ilustrues per nyjen nga Ronald Qema
Imazh ilustrues per nyjen nga Ronald Qema

Një shtet me vija të kuqe

Po sikur ta marrim seriozisht atë që thotë kryeministri? Dy ditë më parë, në media u shfaqën disa kronika. Flitej për një përplasje mes dy biznesmenëve në Vlorë për një truall ndërtimi, që ende qenka ullishte. Konflikti ka dy palë dhe konflikti në themel duket pronësor. Mediat aluduan për lloj-lloj shkaqesh që sollën konfliktin dhe, lidhjet mes biznesit, botës së krimit dhe politikës. Por deri këtu, nuk ka gjë të re. Risitë dolën nga një dalje publike e kryeministrit.

0 Comments
Marshimi i Revolucionit Flamingo, 5 gusht 2026, foto nga Antonio Muco
Marshimi i Revolucionit Flamingo, 5 gusht 2026, foto nga Antonio Muco

67 ditë protesta: Shqipëria po bën Revolucion

nyje.al | 06.08.2026    Zërat e protestës kanë artikuluar edhe njëherë, për të 67-tën ditë, thirrjet për drejtësi, hetim e arrestim të Ramës dhe Ballukut, për bashkim të mërgatës dhe studentëve në protestë, si dhe vendosmëri dhe qëndrueshmëri jo vetëm derisa të dorëhiqet-hetohet-arrestohet Rama, por edhe përtej tij, derisa të…

0 Comments
Proteste 6 korrik, 2026, Nyje
Proteste 6 korrik, 2026, Nyje

Çfarë ndodh pas? Një ftesë për përfytyrim

Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al    Si mund t'i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t'i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj…

0 Comments
Revolucioni Flamingo, 22 qershor 2026, (c) Antonio Muco
Revolucioni Flamingo, 22 qershor 2026, (c) Antonio Muco

Mbi revolucionin Flamingo dhe gota ime gjithmonë plot

Entenela Ndrevataj |06.07.2026 | nyje.al    Këto ditë janë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Sheshi është i mbushur plot e fytyrat janë të ndritura, si një refleksion i shpresës që mendonim se kishte humbur. Teksa marshojmë natën, në dritare na përshëndesin të moshuar e të rinj, dikush me fëmijë në dorë…

0 Comments
Protesta e Flamingove, 22 Qershor, Antonio Muco/Nyje.al
Protesta e Flamingove, 22 Qershor, Antonio Muco/Nyje.al

Mbi mungesën e monopolit të dhunës

Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al    Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe…

0 Comments
Fotografi gjatë protestave të Flamingove, 6 qershor 2026, foto për nyjen Antonio Muco
Fotografi gjatë protestave të Flamingove, 6 qershor 2026, foto për nyjen Antonio Muco

21 ditë Revolucioni Flamingo: A jemi në fund të tranzicionit?

Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al    Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po…

0 Comments
Kulla 'Tirana Rock Tower'
Kulla 'Tirana Rock Tower'

Met

Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.

0 Comments

Fuqia emancipuese e një vullneti të padiktuar

Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al    Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi…

0 Comments
Nga protesta e Revolucionit të Flamingove, foto nga Antonio Muco
Nga protesta e Revolucionit të Flamingove, foto nga Antonio Muco

Letra e bojkotit ‘Bread and Heart’ me mbi 500 firmëtarë, organizatorët heshtojnë kritikat

nyje.al | 07.06.2026 Në kohë rekord organizimi dhe shpërndarjeje, letra e hapur për festivalin e arkitekturës ‘Bread and Heart’ është nënshkruar nga mbi 500 organizata mjedisore, aktivistë, kolektive, arkitektë, e shumë të tjerë. Grupi i hartuesve është siguruar që letra të shpërndahet edhe dorazi ndër pjesëmarrës të festivalit me datë…

0 Comments