Sot bëhen 100 ditë që kur nisi protesta, ose më mirë të thuhet lëvizja, mbarëkombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama dhe ndërtimin e një Shqipërie të re dhe demokratike: një Shqipëri ku pasuritë e përbashkëta natyrore mbrohen, ashtu siç mbrohen edhe qytetarët nga dhuna e grabitjeve dhe shpronësimeve oligarkike. Goditja dhe tërheqja zvarrë e një protestuesi me datë 30 maj nga punonjësit e maskuar të një kompanie sigurie (sipas të gjitha indicieve e lidhur me Kastrati Group) në Zvërnec indinjuan mbarë shoqërinë dhe e shndërruan një protestë në jugperëndimin e Shqipërisë në atë që tani po quhet Revolucioni Flamingo.
Po sikur ta marrim seriozisht atë që thotë kryeministri? Dy ditë më parë, në media u shfaqën disa kronika. Flitej për një përplasje mes dy biznesmenëve në Vlorë për një truall ndërtimi, që ende qenka ullishte. Konflikti ka dy palë dhe konflikti në themel duket pronësor. Mediat aluduan për lloj-lloj shkaqesh që sollën konfliktin dhe, lidhjet mes biznesit, botës së krimit dhe politikës. Por deri këtu, nuk ka gjë të re. Risitë dolën nga një dalje publike e kryeministrit.
Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që …
Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor…
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…
Antonela Pepkolaj | 22.04.2022 | nyje.al Një dëshmi e TropojësKoha është një hapësirë që duhet mbushur, nëse jo me gjërat që do, me çkado tjetër. Apatia mund të jetë një sëmundje e vërtetë për trurin dhe fizikun dhe mërzia një sebep për melankoli. Gratë, për ato në fshat flasim, kanë një lloj apatie funksionale: ato bëjnë gjithçka pa u angazhuar në asgjë, mbushin kohën me nevojat e të tjerëve. Nëse ndokush që nuk është burrë, do guxonte të kishte sadopak …
Antonela Pepkolaj | 20.04.2022 | nyje.alPërgjithësisht janë problemet ato që krijojnë nevojat dhe, shpesh, probleme që nuk janë pjesë e shqetësimit masiv kolektiv, priren te injorohen duke krijuar një sfidë më vete për të interesuarit në menaxhimin e këtyre problemeve. E tillë është edhe Irena, një banore e Kamzës që, me profesionalizëm dhe dëshirën e mirë, ka themeluar qendrën e parë të kujdesit dhe terapisë për fëmijë me nevoja të veçanta në Bathore. E quajtur “Independece therapy center”, sot qendra …
Antonela Pepkolaj | 30.03.2022 | nyje.al Lokja, fotografi nga Antonela Pepkolaj Oborret paraditeve në pranverë, mbushen me gjyshet e gjyshërit që rrinë e ngrohen në diell, për shëndetin por edhe për të kaluar kohën. Kështu del çdo ditë edhe Lazimja, në Bathore, në oborrin e shtëpisë së djalit të saj, me të cilin u zhvendos nga Kukësi në 1998. Ashtu si çdo fillim, ndeshën shumë vështirësi, sidmos me mungesën e infrastrukturës, ujit, qendrave shëndetsore, shkollave, etj., por gradualisht, me mund e …
Antonela Pepkolaj | 07.03.2022 | nyje.al Me rënien e regjimit në Shqipëri, nevoja për të kultivuar besimin dhe identitetin fetar katolik, të atyre besimtarëve të devotshëm, krijoi edhe nevojën që Vatikani të bënte thirrje specifike nga misionarë të urdhrave të ndryshëm, për të rinisur punën baritore dhe edukative, pas rrethpesëdhjetë viteve izolim dhe censurë. Urdhri Domenikan, i cili u rikthye sërish në Shqipëri pas kësaj thirrjeje, që prej shek. XIII, solli misionarë dhe predikues, me prioritet sidomos edukimin e rinisë …
Antonela Pepkolaj | 28.02.2022 | nyje.al Ndokë Pjetërgjokaj në dyqanin e tij, foto nga Antonela Pepkolaj Fill sa zbret prej urbanit së unazës lindore Kamëz, ngjitur me një market ‘me emër’, ndodhet një market i vogël pa emër, për të cilin kujdeset Z. Ndokë Pjetërgjokaj. Ky biznes i vogël, është biznesi privat i Ndokës dhe bashkëshortes së tij. Në paraqitje bie në sy këmisha dhe kollarja, zakonisht me ngjyrë të fortë dhe, xhupi i errët në kohë më të ftohta. …
Antonela Pepkolaj | 15.02.2022 | nyje.alFillimi i klasës së shtatë u shoqërua edhe me ndryshimin e disa mësuesve, për të cilët Antigona ishte mjaft e emocionuar. Sidomos për mësuesen e re të gjuhë-letërsisë, thjesht nga kureshtja për të njohur sa më shumë mësues gjuhë-letërsie. Me misionin për t’i lënë një përshtypje sa më të mirë, Antigona bën një përshkrim të gjatë të aventurës së saj të preferuar të verës, e cila ishte dhe detyra e parë e shtëpisë që u …
Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).
E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.
Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.
Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje…
Kjo është bota e Trump-it dhe ne thjesht po jetojmë në të. Pyetja e vetme është se si ndjehemi për këtë. Franklin D. Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm, “E vetmja gjë për të pasur frikë është vetë frika”, për të adresuar shqetësimet rreth reformave të tij të New Deal-it, të cilat në atë kohë ishin hapa të paprecedentë dhe për këtë arsye me të drejtë frikësuese. Mesazhi i administratës së dytë të Trump – e cila në shumë aspekte është në fakt administrata e tij e parë – është i njëjtë: kërcënimi nuk vjen nga masat që ai po ndërmerr, por nga përhapja e frikës për to…
Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë….
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















