I lanë lojërat, librat, rrëmbyen maskat Për të fshehur fytyrën (jo frikën) U dolën përballë terminatorëve të regjimit Kokë-e-këmbë armatosur Për të mbytur me re gazi lotsjellës ëndrrat e tyre të bardha Që janë si ëndrrat e prindërve të tyre, lënë përgjysmë Për një Atdhe më të mirë, që nuk i dëbon. Asgjë ska ndryshuar. Në horizontin e vjedhur duket veç tym, dhe gaz lotsjellës.

Në fizikë thuhet se energjia nuk humbet kurrë, ajo veç transformohet. GenZ-ja është energjia kinetike e protestës, Millenials janë energjia poteciale e saj. Ndër vite ka pasur protesta, edhe të forta edhe emancipuese, edhe lëvizëse, edhe potenciale, edhe kulturore, edhe kombëtare, edhe të dhunshme, edhe të gjata. Ama kurrë më parë nuk ka pasë konsistencë e masivitet si kjo protestë që ka pesë muaj me numër të konsiderueshëm njerëzish të politizuar në shesh.

E kisha harruar që kisha një veshkë. Kur mendoja për organet, nuk mendoja për të. Tanimë sa herë mendoj për Revolucionin, mendoj për veshkën.

Me zilen në qafë, fytyrën mbuluar, dëgjon nga larg si siguron njerëzit E digjet t’i puthë, ai zjarr e mban, se kjo është dashuria jo puthja që pranoi Mesia

Qeveria shqiptare vazhdon me kokëfortësi të jetë qeveria që e mbështet më së pakti arsimin në rajon dhe kontinent: 2.9% të GDP-së, përkundër mesatares së BE-së prej 4.7%. Sipas parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin pritet të ulen në raport me GDP-në në vitet në vazhdim në 2.1% të saj. Prioritetet janë tjetërkund edhe në ato pak shpenzime që do të kryhen. E njëjta gjë parashikohet edhe për shëndetësinë. Ekonomia rritet, por pritet të ulet masa e shpërndarjes së fitimit në këto sektorë.

Për lëvizjen studentore të dhjetorit 2018, parullat “S’ka negociata”, “Jo dialogut”, “Nuk kemi përfaqësi”, janë parulla të cilat kanë kryer një mohim ndaj përfytyrimit sipas të cilit, përnjëherë pas lindjes së një lëvizje, duhet të bashkëpunosh me pushtetin për të mbërritur ato pak gjëra praktike që mund të realizosh: pra, mohim i korruptimit. Kjo është dëshmi e mësimit nga dështimet e përsëritura të lëvizjeve të ndryshme protestuese gjatë këtyre viteve në vend – që nga Lulzim Basha me marrëveshjen me Ramën para zgjedhjeve e deri te raste si ai i komunitetit të artistëve në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në këtë pikë zanafillore, “Nuk ka negociata” përputhet me çastin anti-politik të vetë parullës tjetër të protestës – “Jo politikës”.