nyje.al | 06.08.2026    Zërat e protestës kanë artikuluar edhe njëherë, për të 67-tën ditë, thirrjet për drejtësi, hetim e arrestim të Ramës dhe Ballukut, për bashkim të mërgatës dhe studentëve në protestë, si dhe vendosmëri dhe qëndrueshmëri jo vetëm derisa të dorëhiqet-hetohet-arrestohet Rama, por edhe përtej tij, derisa të zhbëhen të gjitha padrejtësitë e keqqeverisjes ndër dekada. Aktivisti Edison Lika në hapje të protestës së djeshme u shpreh se sa më larg kryeministri nga objekti i kryeministrisë, aq më …

Genc Shehu |08.07.2026| nyje.al    Si mund t’i shërbejmë lëvizjes? Një pyetje mbetet ende e hapur: si mund t’i shërbejmë lëvizjes nëse kërkesa e parë realizohet dhe qeveria jep dorëheqjen? Çfarë ndodh më pas? Përgjigjja e parë është e thjeshtë: protesta nuk mbaron. Përkundrazi, ajo hyn në fazën e saj më të rëndësishme. Sepse largimi i qeverisë nuk është përmbushja e pesë kërkesave; është vetëm kushti që ato të mund të realizohen. Institucioni kryesor që do ta mbikëqyrë këtë proces …

Bashkia nën hije

Nyje.al | 22.12.2022 |  Bashkia Kamez, foto nga Ronald Qema teksa pret për t’u futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, 21 Dhjetor, 2022 Hysen Koldashi, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kamzës hapi dje mbledhjen e këshilltarëve me togfjalëshin “të nderuara media prezente, qytetarë…”, duke lajmëruar kështu çeljen e seancës për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2023. Kryetari Rakip Suli, iu drejtua të rinjve të Këshillit Rinor, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre. Nuk dihet me saktësi se cilat media …

Ronald Qema| 29.11.2022 | nyje.al   Tre ditë pas shembjes së shtëpisë së tij, Destanin e gjejmë duke shkulur një mandarinë në oborr për ta mbjellë gjetkë në një pjesë të tokës që nuk preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Ai ka punuar 25 vite në Greqi, nga juglindja e vendit ka ardhur të jetojë afër kryeqytetit dhe në vitin 2008 ka ndërtuar shtëpinë matanë lumit të Tiranës. Që prej atij viti shtëpinë e ka pasur në proces legalizimi. …

nyje.al | 17.10.2022 Kanë kaluar tre vite që prej fatkeqësisë natyrore të tërmetit, që ngjau më 26 nëntor 2019, dhe ndryshe nga çfarë propagandohet ditë për ditë nga rrjetet sociale të pushtetit, shumë banorë janë ende të parehatuar dhe të shqetësuar për kushtet e jetesës në banesat e reja.  Disa prej banorëve të Valiasit, zonës së shpallur për rindërtim dhe zhvillim të detyruar me vendim nr. 22/2020, kanë kontaktuar redaksinë tonë dhe na kanë ftuar për të parë më nga …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”…

Koka e një njeriu mund të ketë mesatarisht njëqind mijë flokë, e megjithatë secili njeri që ekziston mbi tokë ka një numër të ndryshëm flokësh nga të tjerët. Të njohësh numrin ekzakt të flokëve të dikujt do të thotë, fillimisht, t’a dallosh atë deri në imtësi si të ndryshëm nga tjetri, të përveçëm, të pazëvendësueshëm. Asnjë i njejtë me tjetrin. Sa kohë i duhet dikujt që të njohë numrin ekzakt të flokëve të dikujt tjetër? Sa përkujdesje? Një kohë e matshme në orë, minuta, a ditë? Po kur ngatërrohen fijet?…

Kriza e të vërtetave të amshueshme ideologjike e shkaktuar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë u pasua me teza e qasje të llojllojshme. Ndër to pati dhe një shpërthim të teorive konspirative që në praktikë marrin funksion terapeutik dhe me dimension populist. Këto teori shpeshherë zunë vendin e lënë bosh të kuptimësisë, sidomos rreth pyetjes se përse ka aq shumë paaftësi politike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë…

Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…

Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë…

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.