Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita...
Trajektorja që merr çdo ditë një grua (e dalë në pension) që njoh në një prej lagjeve të Kamzës është kjo: për të kapur fillimin e punës në orën 7 të mëngjesit në Kombinat, i duhet të dalë nga shtëpia në orën 5.20 të mëngjesit. Nuk pret urbanin e lagjes për në qendër të Kamzës sepse vonon dhe sepse kushton. Ecën në këmbë 20 minuta, dhe në qendër të Kamzës merr urbanin që po niset. Pas një rrugëtimi 30 minutësh drejt Tiranës, merr të Kombinatit dhe ndalon afër fabrikës së saj të punës pak minuta para orës 7...
06.05.2019 | Diana Malaj | nyje.al Në Kamëz dimë që shtrohet një rrugë, por nuk e dimë sa dreka shtrohen për të. Dimë që kryetari bën dhe inspektorin e rrugës, por nuk dimë një raport auditimi. Dimë që kemi mbi 10 drejtori, por s’ua shohim as punën as gunën. Dimë që merren shumë veta në […]
nyje.al | 19.02.2019 Sipas një raporti të INSTAT-it i publikuar më 21 janar të vitit 2019 në lidhje me aksidentet rrugore që kanë ndodhur përgjatë vitit të kaluar (janar – dhjetor 2018), numërohen 735 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen e 46 personave. Në krahasim me numrin e aksidenteve të ndodhura në vitin 2017, në vitin […]
05.02.2019 | nyje.al -Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?!Estrëjfkullah me këtë të fundit (këtu luan vendit). Zoti ekziston dhe lëreni në punë të vet. Duket që natyrës njerëzore i ka dhënë luksin dhe të dyshojë në ekzistencën e tij. Pikërisht këtu qëndron forca dhe toleranca e tij. Këtë duhet ta merrni […]
Përkthyer nga Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al Në këtë vit të ri, nyje sjell një tekst klasik të letrave mbi çlirimin dhe emancipimin, Përvoja e Jetuar e Zezakut, pjesë e veprës së Frantz Fanon Lëkurë e Zezë, Maska të Bardha. Hyrje Biografike “Nuk na duhet me u lidh nëpër të shkuarën tonë, por me […]
Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al Statujë përkujtimore në ishullin e skllevërve Gorée, Senegal, fotografi Nyje.al Pa kaluar shumë kohë do të zhgënjehesha. I Bardhi, momentalisht i stepur, më shpjegoi se gjenetikisht përfaqësoja një fazë. “Aftësitë tuaja shquese janë shteruar prej nesh. Ne kemi pasur mistikë natyraliste ashtu siç ju nuk do t’i keni […]
Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al Imazh shkëputur nga dokumentari për Frantz Fanon “Concerning violence” Sartri, një antisemit dhe hebre, shkruan: “Ata [hebrenjtë] ia kanë lejuar vetes të helmohen nga stereotipi që të tjerët kanë për ta dhe jetojnë me drojën se veprimet e tyre do t’i korrespondojnë këtij stereotipi . . . […]

Viti 2012, kur bota ish e shqetësuar për fundin e afërt të datës 21 dhjetor, se kështu thoshte një kalendar i vjetër nga fiset Maja, ndërsa ti luaje futboll me çunat e lagjes, deri sa të merrnin me dhunë në shtëpi. Bota nuk u shkatërrua, vitet kaluan dhe ti e le futbollin. Jo për fajin tënd, ama kështu erdhën kohët.