The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.
“Ne jemi një grimcë rëre para tyre, nuk kemi fuqi…” Ndjej se provuam të kundërtën në rërën që na përket. Ditën e fundit të një janari të gjatë, veçanërisht për qytetarët e Vlorës, nisma në dukje e vogël e një skice në breg të detit, vendosi t’i jepte botës një mesazh; sakaq banorëve të zonës t’u rikthente shpresën. Grupi me aktivistë e artistë, shumë të zëshëm dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale e mjedisore ndër vite në Shqipëri, me nismë të kolektivit të artisteve te angazhuara Trivet, arriti të realizonte në mënyrë të përsosur një vizatim mbi rërë që paraqet në mënyrë kuptimplotë lidhjen tonë me natyrën. Pse ishte e nevojshme kjo nismë?
nyje.al | 29.06.2019 Bashkia Kamëz bën hapa mbrapa në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj, pasi ka mohuar në mënyrë konsistente informacionin që duhet të bëhet publik duke mos protokolluar kërkesat e adresuara të qytetarëve të saj. Ky regres në të drejtën për informim mbi çfarë ndodh brenda mureve të institucionit vendor, i cili presupozohet të jetë më afër qytetarëve, hedh dritë mbi mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve të administratës publike, paaftësisë profesionale për të kryer …
09.05.2019 | nyje.al
Elena Cakani | nyje.al | 15.03.2020 Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …
nyje.al | 08.03.2020 Në fotografi Kaliopi Plasari, folësja e parë në radio Tirana, vitet ’30. Sot, në larushinë e manifestimeve për 8 Marsin vajzat e Nyjes që janë njëherazi dhe bijat e grave që punojnë në fasoneri e ndjejnë të domosdoshme komunikimin intim me tjetrën, e cila ende ka diçka për t’u thënë, ende për t’u treguar. Në nëvojën për të gjetur përkatësinë dhe për të identifikuar atë çka konsiderohet e qënësishme në ditë si këto, …
Pavjo Gjini |Përkthim| 04.03.2020 | nyje.al Alain Badiou është filozof bashkëkohor francez, ndër të vetmit që ende e mbron filozofinë si ende të gjallë dhe të dallueshme nga praktikat e tjera teorike. Ka drejtuar katedrën e filozofisë në École Normale Supérieure dhe së bashku me filozofët e tjerë të mëdhenj francez si Gilles Deleuze, Michel Foucault and Jean-François Lyotard ka themeluar Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Parisit VIII. Në veprat e tij madhore si ‘Teoria e Subjektit’, ‘Qenie dhe …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















