DSCF1149

Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...

Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje...

nyje.al | 18.09.2020  Kjo faqe nuk mund të arrihet! – është përgjigja e zakonshme që merr nga faqja e bashkisë së Kamzës nëse klikon për të parë jetëshkrimin e Kryetares së Këshillit Bashkiak, për t’u informuar mbi procedurat e prokurimeve, apo nëse ke kuriozitet mbi të dhënat e arkivës së bashkisë. E klikueshme është rubrika për programin e transprencës, por shpresa se diçka të rëndësishme mund të gjesh është jetëshkurtër, deri sa përpara ekranit të kompjuterit të hapet një faqe …

10.08.2020 | nyje.al  Valias, Kamëz korrik 2020 Zona e Valiasit vazhdon të mbetet një ndër zonat më të dëmtuara në Kamëz pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Për shkak të amortizimit të pallateve të ndërtuara në vitet ’60, pamundësisë ekonomike të banorëve për t’i mirëmbajtur ndër vite, mungesës së investimeve publike vendore dhe goditjeve të forta të tërmetit, sot e kësaj dite ka ende familje që jetojnë në çadra, të tjerë që janë larguar me qera e shumë …

Image #1 Image #2 01.08.2020 | nyje.al Ka filluar zbatimi i projektit për rehabilitimin dhe transformimin e qendrës së qytetit të Kamzës, njoftuar që prej muajit qershor në faqen zyrtare të bashkisë Kamëz. Ky projekt synon të ndërhyjë në fasadat e pallateve të zonës qendrore të qytetit, në oborret mes pallateve dhe në sistemin e ujësjellësit. Sipas banorëve janë rreth 40 pallate të ndërtuara prej disa dekadash në Kamëz, dhe që e kanë pasë të nevojshme që të bëhen ndërhyrje …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020  Pjesa e dytë Aplikime të mëtejshme të kësaj teorie Frika nga vdekja Për të transferuar tezën e përgjithshme të frikës nga shembja në një frikë të përveçme nga vdekja, lipsen vetëm pak ndryshime. Kjo ndoshta është një frikë më e zakontë dhe që përthithet në mësimet fetare rreth jetës së përtejme, a thua për të mohuar faktin e vdekjes. Kur frika nga vdekja është simptomë domethënëse, premtimi i jetës së përtejme nuk arrin të …

Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020Donald Winicott (1896 – 1971) ishte një pediatër dhe psikoanalist me famë dhe i rëndësishëm anglez i cili ndikoi në ngritjen dhe zhvillimin e asaj që sot quhet shkolla britanike e psikoanalizës, duke kontribuuar sidomos në shtjellimin e teorisë së marrëdhënieve objektuale dhe në psikologjinë zhvillimore. Ai ka bërë kontribute të shumta në tranzicionin dhe zhvillimin edhe të disa aspekteve terapeutike të psikoanalizës bashkëkohore prej asaj të paraluftës. Ky artikull vlerësohet si ndikues në zgjerimin …

Pavjo Gjini dhe Genc Shehu | 18.10.2020 | nyje.al  Robert B. Pippin është filozof bashkëkohor dhe profesor në Universitetin e Chicagos në SHBA. Autor i shumë punimeve mbi idealizmin gjerman dhe filozofinë pas tij. Njihet për leximin që i bën filozofisë së Hegelit si avancim dhe përmbushje rigoroze e filozofisë së Imanuel Kant. Disa nga veprat e tij në këtë drejtim janë: Kant’s Theory of Form; Hegel’s Idealism: The Satisfactions of Self-Consciousness; Modernism as a Philosophical Problem; dhe Idealism as …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.