Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...
Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për rikthimin e sinjalit televiziv të kësaj media por edhe për të mbrojtur lirinë e mediave në përgjithësi dhe lirinë e …
08.04.2021 | nyje.al Kamëz, 2018, fotografi nga Valentina Bonizzi Aktivistët e Grupit Ata kanë ngritur padi kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative të shkallës së Parë, Tiranë. Nëpërmjet saj, aktivistët e qytetit kanë kërkuar plotësimin e programit të transparencës sipas parashikimeve ligjore, kushtetuese dhe rekomandimeve institucionale me qëllim specifik të bërjes publike të proceseve vendimarrëse dhe transparencës së Bashkisë. Ligji për të drejtën e informimit ka hyrë …
Foto lajm | nyje.al | 01.03.2021 Jo më larg se 4 ditë më parë, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar frekuentimin e transportit publik duke e quajtur zgjedhje personale dhe që sipas saj mënyra për t’u mbrojtur nga rreziku i pandemisë është që qytetarët të zgjedhin urbanin që ka më pak qytetarë si dhe të zgjohen herët për të shfrytrëzuar oraret pa flukse të mëdha. Vetëm pak kilometra larg nga kryeqyteti prej të cilit është shprehur Zv. Ministrja, në …
Ronald Qema & Diana Malaj | nyje.al Frutikultura është një ndër lagjet e Kamzës që dikur ishte një fushë e madhe e shndërruar në pemtari që prodhonte fruta për të gjithë vendin por edhe për eksport. Dardha, kumbulla, pjeshkë e shumë kultura të tjera frutash prodhoheshin me tonelata në tokën shumë prodhuese në të cilën kalonte edhe Lumi i Tiranës. Me ardhjen e viteve ‘90, si çdo zonë tjetër e periferisë së Tiranës, edhe Frutikultura u popullua me familje që …
Përkthim | Genc Shehu | 16.03.2021| nyje.al Pjesa e III-të LDD: Në çfarë rrethanash e gjeni veten të përdorni njërën metaforë a tjetrën – fushën analitike dhe të tretin analitik? THO: Kjo është pyetje e vështirë. Më lini të mendoj pak për të sepse unë luhatem nga njëra te tjetra në një mënyrë që ndihet e natyrshme, por nuk kam vija të rrepta ndarëse midis tyre.Dy konceptet rrinë më së shumti cipë mbi cipë. Kjo është thjesht përshtypje, por mendoj …
Përkthim | Genc Shehu | 16.03.2021| nyje.al Fotografi nga Moriah Wolfe publikuar ne Unsplash LDD: Tom, dashuria juaj për gjuhën dhe letërsinë provokon mendim. Isha duke lexuar librin tuaj të fundit, Creative Readings dhe më pëlqyen shumë komentarët mbi tekste të përzgjedhura të Freud-it, Isaacs-it, Fairbairn-it, Winnicott-it, Bionit, Loewald-it dhe Searles-it. Po mendoj këtu për dashurinë si mënyrë zbulimi të diçkaje të re – në këtë rast, zbulimi i diçkaje të re në këto tekste. Leximi yt është bindës, çel mënyra …
Përkthim | 16.03.2021 | Genc Shehu | nyje.al Fotografi nga Riley Pitzen ne platformen Unsplash Thomas Ogden është një psikoanalist i shquar amerikan me kontribute të shumta në teorinë dhe praktikën psikoanalitike. Ai është veçanërisht i njohur për zhvillimin e disa koncepteve të lidhura me kundërtransferencën dhe identifikimin projektues si jo vetëm mekanizëm mbrojtës dhe mjet komunikimi, por edhe si teknikë e metodë e ndërhyrjes së posaçme psikoanalitike. Ai është vlerësuar po ashtu për disa shkrime e libra në fushën …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















