Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).

nyje.al | 03.06.2026  Qytetarë të Shqipërisë dhe diaspora, aktivistë dhe arkitektë, si dhe organizatat mjedisore lokale kanë shpërndarë sot letrën e hapur për Pjesëmarrësit e Edicionit të Dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bukë e zemër” (Bread & Heart) në Tiranë, Shqipëri: Landscapes of Abundance, 3–5 Qershor 2026. Letra parashtron kontekstin brenda të cilit do të ndodhë ky festival dhe jep një panoramë të plotë të protestave të vazhdueshme e masive që po mbahen në Tiranë prej katër ditësh. Këto protesta po …

nyje.al | 30.08.2021  Nga protesta e banorëve të Laknasit, 30.08.2021 Firma private “Bioproducts” shpk sot tentoi të rrethonte zonën pyjore “Plepat e Brukës”, përpjekje e cila u ndërpre nga banorët e fshatit Laknas të Kamzës. Në mëngjesin e ditës së hënë, disa punëtorë krahu, avokati i firmës dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur në zonë. Avokati i firmës ka tentuar t’u shpjegojë banorëve që ka leje të vlefshme ndërtimi me qëllim qetësimin e tyre dhe ndërhyrjen në zonë. Siç e …

26.08.2021| nyje.al  Aksioni i pastrimit te Plepat e Brukes, Laknas, Qershor 2021 Banorët e lagjes së Laknasit “Plepat e Brukës” prej ditës së djeshme janë lajmëruar për rrezikun e ndërhyrjes në pyllin e lagjes së tyre nga firma private “BioProducts” shpk. Ky biznes privat prej vitit 2018 po përpiqet të ndërtojë një thertore të prezantuar si ‘agroturizëm’ në këtë zonë. Ndërsa banorët nga ana tjetër e shohin thertoren si një përvetësim privat i një hapësire publike pyjore të mbjellë e …

06.07.2021 | nyje.al  Banorët e Laknasit në Gjykatën Administrative Tiranë; foto Ronald Qema Paraditen e sotme u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Administrative mbi çështjen e Pyllit “Plepat e Brukës” në Laknas. Banorët e zonës kanë ngritur padi në vitin 2019 kundër Bashkisë Kamëz, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe firmës private “Bioproducts” shpk për të kundërshtuar transformimin e pyllit të tyre në thertore. Në seancën e sotme u diskutua akti i ekspertimit mbi vlerësimin e hapësirës objekt ndërtimi, akt …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Përkthim | Analizë | Project Syndicate |29.04.2020 JOSEPH E. STIGLITZ, ARJUN JAYADEV, ACHAL PRABHALA Foto nga Brian Miller në platformën Unsplash Ndërkohë që hulumtuesit përreth botës po nxitojnë të zhvillojnë diagnoza dhe trajtime të reja për COVID-19, na duhet të mos harrojmë se ky është rast përjashtimor. Jemi të vetëdijshëm se në mungesë të ndërhyrjeve publike vaksinat dhe barnat kritike për jetën varen nga një sistem i shtyrë nga monopolet që i shërben fitimit dhe jo njerëzve. Imagjinoni një botë ku …

Olsi Lelaj | 21.04.2020 | nyje.al  Kamëz, 20 mars 2020. Fotografi: Nyje.al “Distancimi social” është bërë pjesë e zhargonit covidian, fjalorin e të cilit po e përvetësojmë përditë. Indeksi i tij përbëhet, ndër të tjera, nga shifra ku mbizotërojnë “përqindja” dhe “grafizimi” i jetëve të humbura, të shëruara apo të infektuara; nga terminologjia virulogjike e mjekësore (virus, Covid-19, pandemi, vaksinë, etj); nga politika përballje dhe masa profilaksie (imuniteti i turmës, distancim social, karantinë, larje duarsh, ndëshkime, etj). “Distancimi social” është …

Përkthim | Analizë | Project Syndicate | 19.04.2020 Willem H. Buiter Duke na sjellë një tronditje veçanërisht shkundëse si në ofertë ashtu edhe në kërkesë, pandemia COVID-19 ka përmbysur pothuajse brenda natës debate të vjetra ideologjike. Papritmas, ndërhyrje shtetërore me efekte të gjata në ekonomi janë bërë të domosdoshme për të shpëtuar kapitalizmin e tregut, i cili ka pak gjasa të dalë i pandryshuar nga kjo situatë. Ironikisht, pikërisht kur “socialisti demokrat” Bernie Sanders pezullon fushatën e tij presidenciale në Shtetet …

Në esenë “Vdekja e autorit” (1967) e kritikut letrar dhe teoricienit francez, Roland Barthes-it, argumentohen idetë strukturaliste që vijnë si reaksion i praktikës pozitiviste të kritikës letrare tradicionale, e cila mbështetej në biografinë e një autori për të shpjeguar “kuptimin përfundimtar” të një teksti. Ese e cila orvatet të shmangë metodat pozitiviste të kritikës letrare që …

Kapitulli i parë është tekstualisht një moment arkeologjik i pasur rreth domenit të artit. Nga Frenhoferi, te Balzaku, nga kryevepra “të panjohura” të artit, deri te kryevepra arti me kadencë biblike, pathos e profeci, apostuj dhe dishepuj të së bukurës, misionarë dhe rishtarë…

Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.