Libri i Numrave - Illustrim - Trivet

Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...

Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...

26.08.2021| nyje.al  Aksioni i pastrimit te Plepat e Brukes, Laknas, Qershor 2021 Banorët e lagjes së Laknasit “Plepat e Brukës” prej ditës së djeshme janë lajmëruar për rrezikun e ndërhyrjes në pyllin e lagjes së tyre nga firma private “BioProducts” shpk. Ky biznes privat prej vitit 2018 po përpiqet të ndërtojë një thertore të prezantuar si ‘agroturizëm’ në këtë zonë. Ndërsa banorët nga ana tjetër e shohin thertoren si një përvetësim privat i një hapësire publike pyjore të mbjellë e …

Banorët e Laknasit në Gjykatën Administrative Tiranë

06.07.2021 | nyje.al  Banorët e Laknasit në Gjykatën Administrative Tiranë; foto Ronald Qema Paraditen e sotme u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Administrative mbi çështjen e Pyllit “Plepat e Brukës” në Laknas. Banorët e zonës kanë ngritur padi në vitin 2019 kundër Bashkisë Kamëz, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe firmës private “Bioproducts” shpk për të kundërshtuar transformimin e pyllit të tyre në thertore. Në seancën e sotme u diskutua akti i ekspertimit mbi vlerësimin e hapësirës objekt ndërtimi, akt …

Ronald Qema | Denis Koka | 05.07.2021 | nyje.al Në katin përdhesë të Pallatit të Kulturës po ndërtohet një filial i ADISA, i cili synon të ofrojë shërbime publike në mënyrë të integruar. Ambientin e Pallatit të Kulturës prej 403 metra katrorë, Bashkia Kamëz ia ka dhënë me qera pa kundërshpërblim për një periudhë 20 vjeçare Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Banorë të Kamzës ndihen të indinjuar nga vazhdimi i historisë së zaptimit të hapësirës publike, duke …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

unsplash

Për statusin e të keqes në letërsi, mund të flasim në pamje të parë, si marrëdhënia demaskuese që krijon letërsia me të, më specifikisht me kontekstin ku krijohet. Me këtë aspekt të letërsisë, mund të lidhen shkolla të ndryshme të kritikës që merren me marrëdhënien e letërsisë me kontekstin social ku krijohet …

Foto nga libri i Mehmet Krajes, Antonela Pepkolaj

Antonela Pepkolaj | 07.02.2023 | nyje.al  Përmasa e parodisë në romanin postmodern, kalon përtej asaj të një figure retorike, por funksionalizohet për të arrirë përftime të reja, më komplekse dhe domethënëse për një tekst. Kështu, e gjejmë jo më si një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe tallëse me një element përgjithësisht jashtë tekstual, por si një mekanizëm të gjerë që gjeneron një tekst në thelb dialogues me një kontekst të gjerë. “Parodia postmoderniste është mënyrë e vetërefleksivitetit që e lejon shkrimtarin …

Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pasi një ndërtesë 15-katëshe u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90)

Përkthim | Antonela Pepkolaj |Dima Srouji |15.11.2022 | nyje.al “Sulmet e fundit ndaj palestinezëve po rishfaqin traumën ndër breza që ne të gjithë mbartim. Por rezistenca jonë sa vjen dhe bëhet më e fortë”. Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pas shkatërrimit të një ndërtesë 15-katëshe nga një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90) Mëria po më del nga poret e trupit, dridhem. Kjo mëri nuk është vetëm prej linçimit të fundit të …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.