Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...
Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për rikthimin e sinjalit televiziv të kësaj media por edhe për të mbrojtur lirinë e mediave në përgjithësi dhe lirinë e …
Nyje.al | 15.11.2021 Në shumë rrugë të Kamzës, një drejtues mjeti përshkon të njëjtën distancë me kohë të njëjtë me një drejtues biçiklete. Për këtë nderimet i shkojnë gjendjes së rrugëve në qytetin tonë, ku secili udhëton më vigjilencë të shtuar për gropën e rradhës që mund të hasë. Rrugët e Kamzës janë shtruar me asfalt, më pas janë prishur, e më pas janë çjerrë nga kanalizimet: herë të ujit të pijshëm e herë të ujërave të zeza. Diku has …
nyje.al | 09.11.2021 “Sigurimi i Padisë”, si zgjidhja më e shpejtë ligjore për të shpëtuar pyllin e Laknasit nga shkatërrimi, është ajo çka pengon ndërtimin e fermës dhe thertores në hapësirën e asaj që njihet si zona e “Plepave të Brukës”. Që në fillimin e procesit gjyqësor ky ka qenë fronti i parë i “luftës” së banorëve dhe aktivistëve, e quajtur ndryshe edhe si “Masa e Sigurimit” ky parashtrim juridik pezullon çdo ndërhyrje fizike përderisa beteja ligjore vazhdon. “Kolegji vlerëson …
nyje.al | 25.10.2021 Pasiguria për të shkuar në punë, shkollë e kudo është shqetësim serioz për banorët e Kamzës sa përmendet problematika e qenve endacakë. Të përhapur në lagje të ndryshme të qytetit, secili prej nesh i ka rastitur të zatetet me tufa qensh që herë të vërsulen e më shumë të ngjizin frikën dhe ndjesinë e të vrapuarit për të shpëtuar. Tufë qensh endacakë në rrugët e Kamzëz, Shtator 2021, Dhimitër Koleci Një muaj më parë në rrjete sociale, Dhimitër …
Prof. Dr. Nebi Bardhoshi | 20.12.2017 | nyje.al Kjo fjalë do të përpiqet të rrok shqetësimin mbi imazhin publik, e kam fjalën për atë negativ, të ngritur për Kamzën. Edhe pse jo në detaje, kjo analizë e shkurtër do të përpiqet të ftojë në reflektim, sesi disa të vërteta të mëtuara absolute, s’janë gjë tjetër veçse shprehi e shtjerrimit të ideve politike kreative, dhe po aq hedhin shtat në heshtjen e studiuesve të shkencave humane në Shqipëri. Shpresa ime, është …
Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin…
Për statusin e të keqes në letërsi, mund të flasim në pamje të parë, si marrëdhënia demaskuese që krijon letërsia me të, më specifikisht me kontekstin ku krijohet. Me këtë aspekt të letërsisë, mund të lidhen shkolla të ndryshme të kritikës që merren me marrëdhënien e letërsisë me kontekstin social ku krijohet …
Antonela Pepkolaj | 07.02.2023 | nyje.al Përmasa e parodisë në romanin postmodern, kalon përtej asaj të një figure retorike, por funksionalizohet për të arrirë përftime të reja, më komplekse dhe domethënëse për një tekst. Kështu, e gjejmë jo më si një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe tallëse me një element përgjithësisht jashtë tekstual, por si një mekanizëm të gjerë që gjeneron një tekst në thelb dialogues me një kontekst të gjerë. “Parodia postmoderniste është mënyrë e vetërefleksivitetit që e lejon shkrimtarin …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















