Iftari si ritual solidariteti për Palestinën

Kur arrita një moshë më të pjekur për të kuptuar agjerimin, të cilin e kisha menduar si një detyrim ndaj fesë në të cilën besoja, mami më pat’ shpjeguar se, gjatë ditëve të agjërimit, sa herë që ne ndjejmë urinë dhe lodhjen që sjell mungesa e ushqimit dhe ujit, jemi më afër atyre që këtë uri dhe lodhje e ndjejnë jo vetëm një 30 ditësh, por përgjatë pjesës më të madhe të vitit. Pikërisht kjo empati për tjetrin, të privuar nga kushtet më të domosdoshme për një jetë të dinjitetshme, na përcillet si detyrë morale ta vazhdojmë edhe pas 30-ditësh, duke mbajtur fort në kujtesë se ç’do të thotë të mos kesh dhe sidomos, të mos ketë tjetri...

0 Komente

Tokat e fshatarëve të Rrjollit, fushë për lojën e oligarkisë

Bija e Rrjollit, Marë Papleka, krah bashkëfshatarëve të saj të vajzërisë mori pjesë dje në protestën e thirrur përballë Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion, ku u dorëzuan prova të reja për padinë që ata kanë ngritur ndaj disa prej punonjësve të administratës dhe gjyqësorit në Shkodër. Këta zyrtarë përmes veprimeve e vendimeve të tyre, bazuar në falsifikime sipas banorëve të Rrjollit, i kanë kaluar pronësinë e tokave një personi, Fatmir Shpellza, drejtues politik në Partinë e Lirisë. Ky i fundit cilësohet nga banorët si bashkëpunëtor i Bashkim Ulaj, pronar i kompanisë “Gener 2” dhe gjithashtu i “Alba Blue Borgo” sh.p.k e cila ka marrë statusin e “Investitorit Strategjik” nga Këshilli i Ministrave ditën e parafundit të vitit 2024 me projektin e ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Baks-Rrjoll në Shkodër...

0 Komente

18 vite në pritje të legalizimit. Banorët e Astirit kërkojnë të drejtën e tyre para AKSH-së

“Jemi ilegal, duam të bëhemi legal” ishte kërkesa e Fetahut përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës. Ai është banor i një pallati në Astir, i cili prej gati 20 vitesh është i palegalizuar, duke iu shkelur 23 familjeve që banojnë atë pallat, të drejtën e njohjes së banesës. Pavarësisht tentativave të banorëve, me kërkesa dhe hapa të shumtë ligjorë pranë institucioneve përkatëse, ata nuk kanë arritur të legalizojnë shtëpitë e tyre dhe prej vitesh janë zvarritur duke iu thënë se procesi i tyre i legalizimit është në shqyrtim...

0 Komente

Egjiptianët e Kamzës mes varfërisë dhe skajimit

Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor...

0 Komente

Thirrje për aplikime për tre gazetarë të rinj për prodhimin e 9 podcasteve për çështje publike të qytetit të Kamzës

Gazeta komunitare Nyje.al është duke kërkuar tre/tri gazetarë/e që do të realizojnë një seri podcastesh për rubrikën thuajse radio në platformën e Nyjes. Kjo thirrje është pjesë e projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism, and Journalists’ Safety in Albania”, financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Birn Albania në bashkëpunim me SCiDEV dhe Qendra Faktoje. Ju ftojmë që të na dërgoni shprehjen tuaj të interesit, brenda datës 26 mars.

0 Komente

Përdorimi i një objekti dhe marrëdhënia përmes identifikimesh

Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime...

0 Komente

Banorët e ish-komunales gjejnë drejtësi. Bashkia Tiranë duhet t’i rikthejë në “Programin e Rindërtimit”

“Ka drejtësi! Ka drejtësi!” u dëgjua të thotë sot Agroni, ish-banor i konviktit të “Ish-Shkollës Komunale”, në dalje të seancës gjyqësore në fund të së cilës u mor vendimi kundër përjashtimit të tij dhe fqinjit, Fatmirit, nga “Programi i Rindërtimit”. Ky përjashtim nga skema e trajtimit të familjeve që humbën banesat nga tërmeti i nëntorit 2019 ishte ndërmarrë nga Bashkia Tiranë në nëntor të vitit 2023 dhe hyrjen në fuqi të tij banorët e morën vesh kur u ndërpre bonusi i qerasë. Ankimimi i banorëve ndaj këtij vendimi të pushtetit lokal në Komisionin e Apelimit të Bashkisë Tiranë nuk e zhbëri këtë politikë që i nxirrte në mes të katër rrugëve dhjetra familje...

0 Komente

Edhe këtë 8 mars u kërkua liri

Disa nga rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit, ushtuan këtë 8 Mars nga thirrjet e grave që protestuan për liri, siguri dhe drejtësi për gratë e vrara. Për aq kohë sa diskriminimi gjinor mbetet i pranishëm në shoqëri, Dita e Gruas si festë që njihet gjerësisht, për aktivistet është edhe protestë. Me vargje të thirrura që kundërshtonin patriarkatin dhe kërkonin lirinë e gruas, dhjetra gra, vajza dhe djem nisën marshimin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt zonës së “Ish-Bllokut”, të shoqëruar me pankarta dhe dy banderola që kryesonin marshimin. Përveç barazisë gjinore, ato kërkuan edhe drejtësi për gratë e vrara si dhe siguri në rrugë, në ambientet e punës, në shtëpi dhe kudo. Në solidaritet me vrasjet e shumta të grave që justifikohen me motive xhelozie, njëzëri u thirr fort se vrasja e tyre nuk mund të quhet kurrsesi krim pasioni, por femicid...

0 Komente

Sendi shtetëror dhe njerëzit si hapësira kulture

Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita...

0 Komente
Read more about the article Aboneja e pensionistit: flasin të përjashtuarit e Kamzës
Imazh i shprepur në një nga linjat e kryeqytetit, Shkurt 2025, Violanda Peca

Aboneja e pensionistit: flasin të përjashtuarit e Kamzës

Trajektorja që merr çdo ditë një grua (e dalë në pension) që njoh në një prej lagjeve të Kamzës është kjo: për të kapur fillimin e punës në orën 7 të mëngjesit në Kombinat, i duhet të dalë nga shtëpia në orën 5.20 të mëngjesit. Nuk pret urbanin e lagjes për në qendër të Kamzës sepse vonon dhe sepse kushton. Ecën në këmbë 20 minuta, dhe në qendër të Kamzës merr urbanin që po niset. Pas një rrugëtimi 30 minutësh drejt Tiranës, merr të Kombinatit dhe ndalon afër fabrikës së saj të punës pak minuta para orës 7...

0 Komente