“Martesa e Atyre”

09.09.2017 | nyje.al

Akt performativ në Kamëz: “Martesa e Atyre” një shteg reflektimi për hapësirat publike në qytet.

Nga vjen nevoja për të dhënë një premtim?
Si e gjejmë forcën për ta mbajtur këtë premtim? A duhet bërë kjo në mënyrë individuale apo kolektive?

Në serinë e parë të “MARTESA E ATYRE”, celebrimi filloi përpara Pallatit të Kulturës, në
Kamëz. Që aty takimi vazhdoi drejt vendtakimit të ATA .
Për premtim-dhënien dhe premtim-mbajtjen e atyre me ne, ju, dhe ata.
Martesa e Atyre është konceptuar si një cikël i vazhdueshëm takimesh performuese ideuar nga artistja Valentina Bonizzi në bashkëpunim me grupin ATA, të cilat eksplorojnë konceptin individual dhe shumë intim të fjalës “premtim” lidhur me kontekstin publik, në këtë rast të qytetit të Kamzës, dhe simbolikisht në lidhje me Pallatin e Kulturës së këtij qyteti i cili është ndërtuar që në vitin 2011.
Martesa e Atyre synon të hapë shtegun drejt një reflektimi i cili rrit vëmendjen ndaj hapësirave publike përballë Pallatit të Kulturës. Çdo ditë, një numër i konsiderueshëm njerëzish (kryesisht burra të moshuar) frekuentojnë pjesën e jashtme të Pallatit të Kulturës për të luajtur domino. Me qëllim që të luajnë domino, ata përdorin tullat e hequra nga shtresa e bulevardit për t’i përdorur në vend të stolave të munguar. Në këtë mënyrë ata kanë krijuar stola të madhësive të ndryshme që i përdorin për t’u ulur dhe për të luajtur. Këto përmasa gjeometrike të ndryshme bëhen produkti vizual i përdorimit publik që qytetarët vendosin të aplikojnë aty. Gjatë takimit të parë të Martesës së Atyre, artistja Bonizzi krijoi kartolinën e parë të Kamzës, në të cilën u përdor “tulla”
si simbol i hapësirës publike. Në bashkëpunim me grupin ATA, ajo organizoi një performance shkëmbimi të tullës me kartolina, i cili u pasua me ceremoninë e një martese tipike shqiptare: llokume, muzikë dhe ushqim. Pas ndërtimit të një muri me tullat e huazuara, disa prej pjesëmarrësve artikuluan premtimet e tyre për qytetin dhe hapësirën publike. Ky është një projekt i cili kërkon të marrë përsipër përgjegjësinë që premtimet e deklaruara t’i transformojë në akte.

Na ndiqni në:
Follow by Email
Facebook
YouTube
Instagram

Lini një Përgjigje