Shteti nuk e sheh veten si bashkëfajtor, qytetarët u kërkojnë institucioneve përgjegjësi për vrasjen e Martin Canit

Dita e enjte shënoi protestën e qindra qytetarëve të mbledhur për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatori i tij, në një konflikt ku dy të tjerë mbetën të plagosur. Prindër, nxënës, aktivistë, komunitete protestuese të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, e filluan marshimin e tyre nga shkolla "Fan Noli", ku ndodhi ngjarja tragjike, për t’u drejtuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Në zi, vaj e revoltë, të shumtë, këta qytetarë marshuan për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen, si dhe për të shtruar kërkesat e tyre për ta adresuar në mënyrë urgjente çështjen e sigurisë së jetës. Ngjarja e Martinit ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare, dhe kryesisht familjet e prindërit, të cilët në masë pohuan frikë të pamatë që ndjejnë për fëmijët kur u duhet t’i “dorëzojnë” në institucionet arsimore, prej nivelit parashkollor e deri në atë universitar...

0 Komente

Edhe njëherë kundër importit të mbetjeve

Dita e sotme ishte ajo e fundit në të cilën qyetarët mund të shprehnin opionionin e tyre për projektligjin e hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në portalin online konsultimipublik.gov.al. Publikuar më 20 gusht, ky projektligj risolli në qendër të opinionit publik çështjen e kontestuar të importimit të mbetjeve pasi në nenin 73 të tij riformulohet ligjërisht tentativa e qeverisë për të lejuar hyrjen e plehrave nga jashtë në vendin tonë...

0 Komente
Read more about the article Ura e Matit, beteja 2-vjeçare për ta mbajtur në këmbë
Ura e Matit, Maj 2022, Daniel Celtis (The Art & Time Machines Collective)

Ura e Matit, beteja 2-vjeçare për ta mbajtur në këmbë

Shqiptarët kanë qenë larg njëri-tjetrit deri para pak dekadash. Ura e Matit qe vepra infrastrukturore që bashkoi veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit. E përfunduar në vitin 1927, projektuar nga arkitektë gjermanë dhe me supervizimin e inxhinierit Gjovalin Gjadri...

0 Komente