Qëndresa Qytetare denoncon shfrytëzimin e hapësirave publike për fushatën elektorale të PS-së në Kamëz

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030. Në postimin e saj, Spiropali njofton praninë e Kuvendit Rinor të Kamzës, si dhe i bën jehonë çeljes së regjistrimit të diasporës, duke i ftuar në ‘bashkim’ në programin politik të PS-së...

0 Komente

Aksion përpara Rektoratit: Kundër normalizimit të plagjiaturës

Lajmi për plagjiaturë nga rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha, ngriti pikëpyetje të mëdha mbi etikën dhe profsionalizmin e drejtuesëve në universitetet tona. Kallzimet e bëra publike nga studiuesi Taulant Muka pretendojnë se rektori dhe dekania kanë përfshirë në tezën e tyre të doktoraturës tekste të pareferencuara të studiuesve të huaj. Kjo akuzë ka ngjallë ndër organizata që merren me kërkimin shkencor dhe universitetin indinjatë dhe kanë kërkuar prej disa ditësh përjashtimin e tyre nga gara për zgjedhjet universitare...

Comments Off on Aksion përpara Rektoratit: Kundër normalizimit të plagjiaturës

Rakip Suli edhe një herë në SPAK, Qëndresa Qytetare kërkesë për hetim penal të kryetarëve bashkiakë të ndëshkuar nga KQZ

Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor...

0 Komente