Ekspozita “Që prej motmoti”, Trivet sjell në Kamëz ngjyrat e ritualeve, miteve dhe figurave mitologjike
"Që prej motmoti", ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet...