Protestues në pritje të lirimit të dy aktivistëve për Palestinën, Komisariati nr. 1, Tiranë, 27 janar 2026, Ronald Qema
Protestues në pritje të lirimit të dy aktivistëve për Palestinën, Komisariati nr. 1, Tiranë, 27 janar 2026, Ronald Qema

Shteti kundër protestës dhe një “Jo në emrin tonë” që nuk hesht

Protestat kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe deklaratave të tij publike në mbështetje të politikave shtetërore izraelite ndaj Gazës u shoqëruan me dhunë policore dhe pengesa gjatë mbrëmjes të së martës, 27 janar dhe mesdrekën e ditës së premte. Edhe pse ishte lajmëruar si një tubim qytetar paqësor përpara Kryeministrisë, mbrëmjen e së martës forcat policore nuk lejuan grumbullin e protestuesëve.

0 Komente

Autoriteteve shqiptare u kërkohet të arrestojnë kryerabinin Yoel Kaplani për krime lufte. Policia ndalon marshimin kundër gjenocidit në Gaza

Media Middle East Eye ka raportuar mbasditen e sotme lajmin ekskluziv që autoriteteve shqiptare po u kërkohet të arrestojnë kryerabinin e komunitetit izraelit në Shqipëri. Yoel Kaplan akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si pasojë e përfshirjes së tij si ushtar i Izraelit në sulmet gjenocidiale në Gaza. Sipas raportimeve, Organizata Ndërkombëtare për Drejtësi për Palestinën, e përbërë nga avokatë, akademikë dhe politikanë, ka dërguar kërkesën për arrest autoriteteve shqiptare duke theksuar detyrimet ligjore që ka Shqipëria. Në letrën formale dërguar autoriteteve shqiptare specifikohet që i dyshuari për krime lufte gjendet në Shqipëri, dhe kërkon: “Koalicioni kërkon që policia shqiptare të arrestojë dhe të mbajë në burg individin, në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, si dhe në përputhje me nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë. Shqipëria gjithashtu i është bashkuar Konventës kundër Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë aktivisht dhe të ndëshkojë aktet e gjenocidit në përputhje me këto detyrime ndërkombëtare të së drejtës.”

0 Komente

‘Palestina është e lirë, por ne jemi të pushtuar’ – policia ndaloi dje marshimin e solidaritetit në Tiranë

Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...

0 Komente

“Ndal vrasjeve përmes urisë”, sot u zhvillua protesta e radhës në solidaritet me Palestinën

Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...

0 Komente

Nën Ulërimën e Urisë – Alaa Alqaisi

Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje...

0 Komente

Shqiptarët distancohen nga takimi Rama-Herzog: “Nuk na përfaqëson”

Të mbledhur masivisht, fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave, mbajtën dje një protestë masive në mbështetje të Palestinës. Ky tubim u organizua nga mbështetës dhe grupime për "Palestinën e lirë". Që nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael, pro-palestinezët kanë reaguar ashpër duke e distancuar veten nga “medaljet e nderit” dhe bashkëpunimet me krerë shtetesh që janë njëkohësisht dhe autorë gjenocidi sistematik. Të vendosur mes xhamisë së Namazgjasë dhe Parlamentit, qëllimi i protestës ishte përcjellja e një mesazhi në dy vende: në parlament: për qeveritarët; dhe ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), duke i akuzuar për heshtje bashkëfajësie në gjenocid...

0 Komente

Rama pranon medaljen e nderit nga Izraeli, shqiptarët: Jo në emrin tim

“Mirë se erdhët në këtë darkë festive në residencën zyrtare të presidentit të shtetit të Izraelit. Është e vertetë që ajo çka e bën këtë darkë festive është ajo çka transformon çdo darkë në një darkë të shkëlqyer, shoqëria. Ndaj këtë mbrëmje jemi mbledhur për të ngritur dolli, për të falenderuar e festuar një mik të shtrenjtë të shtetit dhe të popullit të Izraelit, kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Edi Rama.” - u dëgjua të shqiptonte përkthyesja e zyrës së Kryeministrit në nisje të videos së publikuar në faqen e tij për darkën e marrjes së medaljes së nderit nga presidenti izraelit. Ndërsa kryeministri Rama e presidenti Herzog ngrinin dolli për njëri-tjetrin dhe medaljen e nderit, e ëma e gazetarit palestinez Islam Maqdad vuante dhimbjen e humbjes së djalit të saj që mbeti i vrarë pas sulmit ajror mbi tendën e ngrituar nga media “Palestine Today”...

0 Komente

Iftari si ritual solidariteti për Palestinën

Kur arrita një moshë më të pjekur për të kuptuar agjerimin, të cilin e kisha menduar si një detyrim ndaj fesë në të cilën besoja, mami më pat’ shpjeguar se, gjatë ditëve të agjërimit, sa herë që ne ndjejmë urinë dhe lodhjen që sjell mungesa e ushqimit dhe ujit, jemi më afër atyre që këtë uri dhe lodhje e ndjejnë jo vetëm një 30 ditësh, por përgjatë pjesës më të madhe të vitit. Pikërisht kjo empati për tjetrin, të privuar nga kushtet më të domosdoshme për një jetë të dinjitetshme, na përcillet si detyrë morale ta vazhdojmë edhe pas 30-ditësh, duke mbajtur fort në kujtesë se ç’do të thotë të mos kesh dhe sidomos, të mos ketë tjetri...

0 Komente

Qafa dhe shpata (V)

Intervista e mëposhtme përshkruan gjithë historinë moderne të Palestinës dhe të asaj të ndërlidhur me të nga fundi i shekullit të XIX deri në ditët e sotme. Temat prekin lindjen e sionizmit, qeverisjen britanike të kolonive dhe trashëgiminë e saj në lindjen e shtetit të Izraelit, mënyrën e tij të qeverisjes, implikimet e luftërave antikoloniale, dinamikat e brendshme të lëvizjes palestineze për çlirim dhe marrëdhënien e saj me lëvizje në vendet e tjera arabe, historinë e negociatave për përfundimin e konfliktit dhe përpjekjen e Izraelit vitin e fundit – të cilësuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si përpjekje që, sipas të gjitha gjasave, përbën gjenocid ndaj popullit palestinez – për çlirimin e pengjeve të marrë nga Hamasi pas sulmit të 7 Tetorit 2023 dhe për zhdukjen e këtyre të fundit...

0 Komente