Ferri ekzistencial | “Vendi ku nuk vdiset kurrë” – Ornela Vorpsi
Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale...